Sistemi zgjedhor sipas Kodit te ri

Madje, këtë sistem të ri as Komisioni i Venecias nuk e ka kundërshtuar, por e ka cilësuar si hap përpara, pasi pasqyron më realisht bazën elektorale të cdo partie.  Pa dhënë asnjë opinion në favor ose kundër këtij sistemi, më poshtë kemi përshkruar sistemin proporcional zonal në dy variantet e tij. Proporcionali zonal, quhet i tillë kur shpërndarja e votave të mbetura bëhet brenda kuadrit të një zone zgjedhore dhe jo në planin kombëtar. Për shpërndarjen e votave të mbetura, përdoren dy sisteme, ai i mbetjes më të fortë (“Sistemi  1”), dhe ai i mesatares më të fortë (Sistemi 2 ose i Hondtit”).

Le të shpjegojmë me anë të shembujve, mënyrën e funksionimit të dy sistemeve.

Shembull për Sistemin e parë: Në votimet në një zonë zgjedhore, kanë votuar 400,000 votues për 8 mandate që duhet të shpërndahen. Shpërndarja e votave bëhet për këto parti, të cilat përmbushin kërkesën e Kodit të ri Zgjedhor sipas të cilit secila prej tyre ka marrë më shumë se 3% të votave të shprehura. Të supozojmë se partitë janë A, B, C, D dhe E. Shpërndarja e votave është bërë sipas rezultateve të mëposhtme:

 

Partia A: 126,000 vota

Partia B: 94,000 vota

Partia C: 88,000 vota

Partia D: 65,000 vota

Partia E: 27,000 vota

 

Koeficienti elektoral për të këtë zonë zgjedhore është: 400,000 vota : 8 mandate = 50,000 vota për një mandate, mesatarisht.

 

Hapi i parë është shpërndarja e mandateve në bazë të koeficientit elektoral:

Partia A: 126,000 vota : 50,000 vota/mandat  = 2 mandate + 26,000 vota të mbetura;

Partia B: 94,000 vota : 50,000 vota/mandat  = 1 mandat + 44,000 vota të mbetura;

Partia C: 88,000 vota : 50,000 vota/mandate = 1 mandat + 38,000 vota të mbetura;

 Partia D: 65,000 vota : 50,000 vota/mandate = 1 mandat + 15,000 vota të mbetura;

Partia E: 27,000 vota : 50,000 vota/mandate = 0 mandat + 27,000 vota të mbetura.

 

Nga llogaritja e parë, del që janë shpërndarë 5 mandate. Mbeten dhe 3 të tjerë për t’u shpërndarë. Sistemi i mbetjes më të fortë bazohet mbi votat e mbetura pas llogaritjes që sapo bëmë duke i renditur nga mbetja më e madhe të mbetja më e vogël. Pra, do të kishim:

1.  Partia B (44,000)

2.  Partia C (38,000)

3.  Partia E (27,000)

4.  Partia A (26,000)

5.  Partia D (15,000)

 

Pra, tre partitë e para me mbetjet më të mëdha (B, C, E), do të ndajnë tre mandatet që kanë mbetur. Një për partinë B (mbetja më e madhe), një për partinë C (mbetja e dytë me e madhe) dhe një për partinë E (mbetja e tretë më emadhe).

Si rezultat, do të kishim këtë shpërndarje të mandateve:

Partia A – 2 mandate     

Paria B – 2 mandate

Partia C – 2 mandate

Partia D – 1 mandat

Partia E – 1 mandat

Sistemi i mbetjes më të fortë (më të madhe) avantazhon dukshëm përfaqësimin e sa më shumë partive në Kuvend. Mund të thuhet që është ajo që respekton më së miri parimin e shpërndarjes proporcionale të votave.

 

Shembull për Sistemin e dytë: Në votimet në një zonë zgjedhore, kanë votuar 400,000 votues për 8 mandate që duhet të shpërndahen.

Votat janë shpërndarë në mënyrë të tillë:

Partia A: 126,000 vota

Partia B: 94,000 vota

Partia C: 88,000 vota

Partia D: 65,000 vota

Partia E: 27,000 vota

Numri i votave në nivel zone zgjedhore të secilës parti pjeëstohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore.  Do të kemi:

 

Partitëpjesëtuesit

1

2 (nr. i votave pjesëtohet për 2 e kështu me radhë)

3

4

5

6

7

8

Partia A

126,000

63,000

42,000

31,500

25,200

21,000

18,000

15,750

Partia B

94,000

47,000

31,333*

23,500

18,800

15,667

13,428

11,850

Partia C

88,000

44,000

29,334

22,000

17,600

14,667

12,571

11,000

Partia D

65,000

32,500

21,667

16,250

13,000

10,834

9,285

8,125

Partia E

27,000

13,500

9,000

6,750

5,400

4,500

3,857

3,375

 

*Në fakt, rezultati del 31,333.333…  Pra herësi që përftohet është me mbetje dhjetore. Në këtë rast, si herës merret numri i plotë më i afërt, që është 31,333. E njëjta logjikë për rezultatet e tjera me mbetje dhjetore.

Shënim. Kur kemi të bëjmë me një kandidat të propozuar nga zgjedhësit, votat e tij pjesëtohen vetëm me pjesëtuesin 1, që është e logjikshme pasi ai do të marrë vetëm një mandat.

Rezultatet e përftuara në këtë tabelë renditen nga herësi më i madh në herësin më të vogël, pa bërë dallimin se kujt partie i përkasin. Do të kemi:

 

1.      126,000 (Partia A)

2.      94,000 (Partia B)

3.      88,000 (Partia C)

4.      65,000 (Partia D)

5.      63,000 (Partia A)

6.      47,000 (Partia B)

7.      44,000 (Partia C)

8.      42,000 (Partia A)

9.      32,500

10.  31,500

11.  31,333

12.  29,334…

 

Në këtë rast, mandatet do të shpërndahen në këtë mënyrë: Partia A – 3 mandate, Partia B – 2 mandate, Partia C – 2 mandate, Partia D – 1 mandat. Nëse do të shpërndaheshin më shumë mandate se 8, logjika do të vijonte duke vazhduar renditjen e pjestuesve nga më i madhi të më i vogli…

Ndryshimi me sistemin e parë është i qartë. Së pari, eliminohet një parti me pak vota (pra kem një tentative për të “racionalizuar” proporcionalin), dhe së dyti, mandate që i shkonte kësaj partie sipas sitemit të parë shkon për një parti të madhe, zakonisht për atë që ka marrë më shumë vota në zonën zgjedhore të konsideruar.

Sistemi i dytë, ndryshe i quajtur Sistemi i Hondtit do të zbatohet në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në bazë të Kodit të ri Zgjedhor të hyrë në fuqi. Është mëse e qartë se në mos matematicienë të mirë, nevojiten njerëz të pajisur me durim dhe qetësi për të kryer etapat e mësipërme të llogaritjes së shpërndarjes së mandateve.

Antikiteti dhe praktikat magjiko-klinike

Ne vepren e tij Phaedo, ai veçon shpirtin jomaterial, d.m.th. mendimin, nga trupi material dhe e konsideron shpirtin si pilotin e trupit. Ky dualizem idealist do te lere gjurme te thella deri vone ne shek. XX-te.

 Aristoteli nderkohe e kritikon Platonin. Ai ne fakt ka folur mbi shpirtin duke mos e konsideruar me si nje pilot te trupit por si diçka te pandare nga organizmi.

 Tek vepra e tij Metafizika ai shtron pyetjen :«  Si mundet qe idete, te cilat jane vete substanca e sendeve, te jene te veçuara nga sendet ? »

Ne vepren Traktati i shpirtit paraqet nje ndarje trepjeseshe te shpirtit, me nje perspektive gradualiste : vegjetative, sensitive dhe konjitive, duke i rivendosur ne pjese te veçuara njerezit sipas njesive ndarese : vegjetative, animale dhe humane. (Mjeket tradicionalisht flasin per nje « gjendje vegjetative ».) Aristoteli interesohet mbi aftesite e shpirtit (kujtesa, gjykimi etj.) dhe pyet veten se çfare eshte ajo pjese e shpirtit e cila njeh dhe mendon : kete pjese ai e quan « poietikon », kuptimi poetik, qe i referohet me shume sensit modern te « paraqitjes mendore » sesa poezise. Vullneti synon arritjen e kenaqesise dhe eleminimin e dhimbjes, nje kuptim ky i afert me epikurizmin. 

Ne kete menyre duke trajtuar raportin midis trupit dhe perceptimit, trupit dhe mendimit, mendimit dhe subjektit, Aristoteli hap nje debat, i cili do te rimerret pergjate shekujve, per te kuptuar nese « agjenti intelekt » dhe «  materiali intelekt » jane unike dhe te perhershem (hyjnore) apo nese shpirti dhe intelekti jane te pandashem. Pergjigjja e tij eshte : shpirti lidhet me trupin ashtu sikurse forma lidhet me lenden (e dallueshme dhe e pandashme).

 

Ai foli gjithashtu per funksionet perceptuese apo shqisore si tek njeriu dhe tek kafshet, me te cilat lidhi kujtesen apo edhe « asociacionet » qe i referohen lidhjes se fenomeneve me njera-tjetren. Per te ne maje te hierarkise ishte vendsour arsyetimi, si nje element i kufizuar vetem tek qeniet njerezore.

 Mjeket

Ndersa ana tjeter e shkences antike ishte ajo e observimeve dhe eksperiencave te kryera nga mjeket.  Qe ne 1550 A.C. papirusi Ebers jep nje pershkrim te shkurter klinik te depresionit, me receta magjike ose fetare per ta zhdukur.

Ndersa poemat e Homerit e paraqesin çmendurine si nje fyerje ndaj perendive.Mendimi mjekesor lind me Empedoklin (484-424 A.C) ne Siçili me teorine e kater elementeve. Per Hipokratin, kater temperamentet qe ai pershkroi tek njeriu ishin : njeriu sanguin, kolerik, flegmatik, melankolik dhe kishin te benin me kater llojet e lengjeve qe sipas tij pershkonin trupin e njeriut- gjaku, sfera e verdhe, flegma dhe sfera e zeze, te cilat lidheshin gjithashtu me kater elementet baze te natyres- ajri (gjaku), zjarri (zari i verdhe), toka (zari i zi) dhe uji (flegma – qe jane sekrecionet e rrugeve te frymemarrjes).

Shume filozofe perdoren kete grup arketipash klasike per te shpjeguar modelet/strukturat qe gjenden ne natyre. Termi element nenkupton nje lende, perberje kimike ose perzierje.

 

 

Fig.1 . Diagrama e paraqitur permban nje kuadrat te mbishkruar mbi nje tjeter kuadrat, qoshet e te parit japin elementet klasike dhe qoshet e tjetrit japin cilesite e tyre. Secili prej elementeve permban dy karakteristika (kuadrati me i vogel), njeren paresore dhe tjetren dytesore. Keshtu Ajri eshte se pari i lagesht dhe me pas i nxehte, Zjarri eshte i nxehte dhe i thate, Toka eshte e thate dhe e ftohte dhe Uji eshte kryesisht i ftohte dhe pastaj i lagesht.

  

 Ne filozofine, shkencen dhe mjekesine greke, 4 elementet perfaqesonin mbreterite e kozmosit. Fjala e vjeter greke « element » (stoicheion) do te thoshte « germe » e alfabetit, njesia baze qe formon fjalen….

                                                                                                                                            Jolka Nathanaili

OSBE-ja e koherencës së munguar

“… Procesi administrativ [i përgatitjes së zgjedhjeve] u pengua nga afatet kohore të kufizuara, mungesa e kapaciteteve administrative dhe mangësitë teknike. Vëzhguesit afatgjatë të Misionit vunë re ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike dhe internetit, si dhe defekte dhe ndërrime të pajisjeve gjatë orëve të punës…”.

“… Te shumë vëzhgues afatgjatë të Misionit janë sjellë pretendime të përfshirjes së panevojshme të aktivistëve të PD-së në proces. Raste të tilla u konfirmuan në qarkun e Vlorës dhe të Korçës. Gjithashtu, ata kanë konfirmuar raste të shpërndarjes së kartave të identitetit mbi baza përzgjedhjeje dhe përpunimit më të shpejtë të të dhënave të aplikimit në favor të mbështetësve të PD-së, si për shembull në qarkun e Fierit dhe të Durrësit…”

Në momentin e zhvillimit të fushatës dhe përfshirjes arbitrare të shtetit në të:

“… Në një shkollë në qarkun e Tiranës, drejtori i shkollës ka kërcënuar se mësuesit do të hiqeshin nga puna nëse nuk votonin PD-në. Ai u kërkoi mësuesve të fotografonin fletët e votimit. Studentëve të Universitetit u është bërë presion se do ngelnin në provime nëse nuk merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së…” (faqe 8)
“… Qeveria ka përdorur aktivitetet zyrtare për qëllime fushate në mënyrë të përsëritshme, duke zbehur dallimin mes aktiviteteve shtetërore dhe atyre të fushatës, gjë që është në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së. Inaugurimet e projekteve infrastrukturore, të bëra nga Kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PD-së, kanë qenë shumë të shpeshta […] dhe në to merrnin pjesë turma të mëdha njerëzish që valëvisnin flamuj të PD-së. Në disa raste inaugurimet ishin të sajuara. Për shembull, materniteti i rikonstruktuar në Durrës, i cili u përurua nga Kryeministri, u zbulua pak më vonë se nuk ishte funksional…” (faqe 8)

“…Pretendime ka patur në lidhje me abuzimin që PD-ja ka bërë me burimet administrative si makinat dhe ndërtesat zyrtare, si dhe përfshirjen e punonjësve të sektorit publik për qëllime fushate, çka është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Në tri raste, në Shijak (qarku Durrës) dhe në qytetet e Elbasanit dhe Korçës, vëzhguesit afatgjatë kanë parë kamiona të kompanisë OSSH duke vendosur flamuj të PD-së. Në Elbasan, ftesat e Kryetares së Kuvendit, për takimin e zhvilluar me gratë, u shpërndanë nga punonjësit e zyrës së Postës…” (faqe 9)

Deri më tani, është shfaqur një aspekt i mënyrës folkloristike të partishmërisë së nëpunësve shtetërorë në organizimin e eventeve të partisë në pushtet. Duket sikur po lexojmë ndonjë tregim nga Zullulandi dhe jo përgatitje fushate zgjedhore në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE…

Raporti përmban dhe vërejtje në lidhje me procesin e zhvillimit të votimit. Këto janë shumë të rëndësishme pasi prekën direkt dhe rezultatin e zgjedhjeve.
“…Procedurat e shënjimit me bojë nuk respektoheshin gjithmonë: në 29% të qendrave të votimit të vizituara u pa se jo të gjithë zgjedhësit kontrolloheshin nëse ishin shënjuar me bojë, kurse 10% ata nuk shënjonin me bojë, një element i rëndësishëm që garanton parandalimin e votimit të shumëfishtë. Vëzhguesit raportuan shtatë raste, ku zgjedhës që kishin shenja boje u lejuan të votonin…” (faqe 13)
“… Në 9% të qendrave të votimit nuk sigurohej fshehtësia e votës. Raste të votimit familjar u raportuan në 19 qendra votimi, duke dëmtuar kështu fshehtësinë e votës. Probleme në emër të personave të tjerë (3% të qendrave të vizituara), raste kur një person “ndihmonte më shumë se një votues (4%), presion mbi zyrtarët e zgjedhjeve (1%). Në 3% të qendrave të votimit u vunë re persona të paautorizuar, të cilët u panë duke ndërhyrë ose duke orientuar procesin…”

Nëse dita e votimeve kaloi në një qetësi relative, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fazën e numërimit. Dhe Raporti e reflekton një gjë të tillë:
“… Vëzhguesit e vlerësuan numërimin në 22 nga 66 qendra numërimi si negativ. U verifikua prania e njerëzve të panjohur, ose deputetëve dhe figurave të rëndësishme politike në 49 qendra numërimi nga 66. Presioni që ata ushtruan ishte më i madh në zonat ku dukej se rezultatet do të ishin shumë të afërta…”.

Problemi kryesor kishte të bënte me kutitë e panumëruara. Raporti, bazuar në nenin 116 të Kodit Zgjedhor pranon (nën zë, por e pranon) se interpretimi sipas të cilit nëse vihej re një parregullsi, KZAZ ndalonte numërimin ose nuk hapte kutitë e votimit ishte i gabuar. Dhe faktikisht, asnjë dispozitë në Kod nuk i jep kompetencë Grupit të numërimit ose KZAZ-së të deklarojë një kuti votimi të parregullt pasi ajo ka filluar të numërohet.

“Së fundmi, sistemi i monitorimit nuk pati rezultatet që priteshin, pasi u vu re shumë qartë se kamera nuk reflektonte me saktësi votën në fletën e votimit dhe se kjo kamera nuk tregonte se ku përfundonin votat, pra nëse vota x përfundonte me votat e tjera x apo në stivën e votave y… “

Këto pasazhe tregojnë mjaft qartë që këto zgjedhje nuk patën atë nivel që pritej. Megjithatë, përtej debatit sesa kanë influencuar këto probleme në rezultatin zgjedhor, dëshirojmë të nënvizojmë faktin se këto probleme kanë prekur dhe vetë thelbin e çdo demokracie, i cili është vullneti i lirë i çdo personi për të shprehur votën e vet, pa patur frikën e trysnive ose frikën se ajo votë nga e zezë do të bëhet e bardhë. Nëse duam të arrijmë standardet, duhet që të mbrojmë votën e lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje barbare që cënon vullnetin e sovranit. Mbase dhe ky do të ishte mesazhi që pritej nga OSBE-ja. Dhe jo mesazhi i zbehtë “që i fton palët të vazhdojnë luftën demokratike në parlament”. Nëse kjo luftë politike do të bëhet në Kuvend, atëherë do të zbeheshin në mënyrë të padrejtë parregullsitë dhe kështu do të vazhdohej dhe do të vazhdojë dhe në zgjedhjet e reja. Ka ardhur koha që politikës së tërheqjes por pa këputje t’i themi ndal. Dhe më e habitshmja është se tekstin dhe muzikën e kësaj serenate e shkruan prania evropiane ne Shqipëri, ajo që duhet të jetë më e vendosur se kurrë në mbrojtjen e parimeve demokratike, pasi nuk besojmë se shkelje të tilla ndodhin në vendet e tjera të Evropës (përfshi këtu dhe ato që nuk e kanë ende statusin e kandidatit si për shembull fqinjët tanë…). Dhe OSBE-ja bie në kontradiktë me veten e saj duke nxjerrë problemet në raportin e saj final, por duke i harruar ato në deklaratat që ka bërë këto kohët e fundit në lidhje me bojkotin e Kuvendit, se në fund të fundit më mirë do të bëhet dhe se gjërat ecin vetë. Po atëherë, ku janë parimet? Ku janë orët e leksioneve të pafund mbi demokracinë, lirinë e të shprehurit, shtyllat e shtetit të së drejtës, e teorisë së konstitucionalizmit??

Është e vërtetë, edhe më mirë mund të bëhet për Shqipërinë e standardeve të munguara, po jo me këtë mënyrë. Më mirë mund të bëhet vetëm nëse mbrohen kolonat e shtetit, të cilat nuk duhet të sakrifikohen për hir të asnjë lloj “stabiliteti”. Këtë duam të dëgjojmë nga Evropa, por në fakt po dëgjojmë krejt të kundërtën.

Xhaxhi Enveri dhe Baba Saliu

Nuk duam sërish të përmendim ligjet e tij antikushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare që mbajnë era Esatizëm (si teori dhe praktike politike), intimidimi i gjykatave dhe i nëpunësve të administratës civile. Këto tashmë të gjithë i kemi dëgjuar dhe fatkeqësisht askush nuk ka reaguar. Duam më shumë të përqëndrohemi të imazhi që idhtarët e tij duan të krijojnë rreth tij: punëtor i paepur, intelektual i pashoq, sportist i lindur, i palodhur deri në vetëmohim, i pajisur me fat që e kanë vetëm udhëheqësit historikë të kombeve, njeri i kompromiseve por edhe i parimeve, njeri që respekton gjykatat dhe nuk lejon shkeljen e Kushtetutës… Këto nuk janë trillime, janë shumë të vërteta. Është shumë e vështirë për këdo të kundërshtojë këtë imazh që shqiptarët, sidomos fanatikët e PD-së kanë krijuar rreth Sali Berishës. Dhe një imazh i tillë, i ushqyer kaq shumë në anët tona, amplifikohet kur bëhet fjalë për dashurinë që gëzon Kryeministri pranë bashkëkombasve tanë jashtë kufijve. Kjo për faktin se i ka dalë nami i një demokrati të kulluar, atdhetar dhe që pati vizionin e duhur në kohën e duhur që të nxiste shpërthimin e Revolucionit demokratik në Shqipëri.

Mirëpo faktet janë krejt të kundërta: Sali Berisha ka qënë zbatuesi i projektit të ardhur nga ish kupola për kalimin e Shqipërisë në mënyrë të butë nga diktatura e proletariatit në ekonomi të tregut. Ai është mbrojtësi i piramidave që çuan në një rrënim ekonomik të shqiptarëve dhe në një ngadalësim së paku pesëmbëdhjetë vjeçar të aspiratave për të hyrë në BE. Ai është ushqyesi i dhunës verbale kundër ish kryeministrave të Shqipërisë, të cilët sot i ka ose konsulentë, ose shokë ose vartës. Vetëm se ai harron se kjo dhunë verbale ka ndikuar në jetën e çdo shqiptari duke krijuar një gjendje lufte të përhershme ndërkohë që të gjithë kërkonin stabilitet të situatës dhe ecje përpara. Ai është arkitekti i shitjes së trojeve shqiptare, nëpërmjet artificeve të varreve greke dhe të detit. Për këtë të fundit edhe pse Gjykata Kushtetuese tregoi mjaft qartë se negociatat ishin ndërmarrë nga profanë të fushës, ai megjithatë nuk heq dorë nga dëshira për ta marrë me të mirë mikun e ti të ri jugor. Ai është themeluesi i shtetit tonë kioskë, i udhëhequr në rrëmujë, përmes rrëmujës dhe për rrumpallat, në mënyrë që të vjelin sa më mirë shtetin shqiptar, i cili as hapat e parë drejt modernizimit nuk po i hedh dot normalisht.

Por këto nuk i hyn në sy njerëzve. Me sa duket, është shumë e vërtetë që njerëzit kanë nevojë të ëndërrojnë dhe në lartësinë e mjerimit intelektual të shqiptarëve, ëndrrat e tyre kanë të barabartë vetëm atë që u lejon atyre të vjedhin, të korruptojnë, të fitojnë lekë sa më shpejtë e sa më shumë, të jetojnë mirë brenda oborrit, paçka se jashtë kutërbon mjerim. Dhe Sali Berisha i përgjigjet mjaft mirë këtyre ëndrrave. Si njëherë e një kohë Xhaxhi Enveri, superstari i një periudhe të errët, sot kemi Kryeministrin, superstarin e një periudhe rrumpalliteti të kudondodhur. Ai mbron të fortin, mahnit të dobëtin dhe tredh kundërshtarin. Në këtë kuadër skepticizmi, menefregizmi dhe mungese të aftësisë për të reaguar, ai është shumë afër së vendosuri një regjim absolut. Në të mirë të tij dhe të idhtarëve të tij dhe në dëm të idesë që rilindasit kanë patur për Shqipërinë: kryelartë, e begatë, e kulturuar, që do të rrezatonte historinë e saj mijëravjeçare dhe mënyrën e saj të veçantë për të mbrojtur konceptin e lirisë.

Po le të kthehemi në ditët  e sotshme, në momentin e grevës se 200 qytetareve shqiptarë, në periudhën e Kryeministrit që qeveris pavarësisht Gërdecit, pavarësisht përmbytjeve në veri, pavarësisht rishfaqjes së kënetave në Maliq 40 vjet pas tharjes, në periudhën e pushtetit që është i pavarur nga vullneti i popullit. Sot së paku parimisht duht të kërkojmë transparencën e zgjedhjeve. Përse kutitë mbahen të mbyllura kur po na thuhet troç dhe hapur që rrezikojmë integrimin në Evropë nëse kriza vazhdon? Përse mbahen të mbyllura kutitë me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kosto që sigurisht do të paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Çfarë e fshehtë profane qënka kaq e pamundur për t’iu treguar “njerëzimit”?! A ka vallë ndonjë militant të Partisë Demokratike pa dyshime mbi përmbajtjen e të shumëpërfolurave kuti? Në këtë pikë ku jemi edhe militantin më të djathtë po e ha përbrënda kurioziteti si puna e atij trimit që donte të dinte me çdo kusht se “çfarë ka ajo dera”.

I shtrenjti Kryeministër hapi kutitë se je i plotfuqishëm. Hapi se je burrë që je rritur mbi kalë. Hapi se kjo opozitë kokëfortë që urrehet nga të gjitha mediat, pikërisht për karakterin e saj të poshtër, po na hap telashe me Evropën dhe me të ardhmen. Hapi Sali kutitë dhe të na rrosh sa malet.

Boll ma!

Thamë që erdhi koha të bëjmë një bilanc. Deri më tani kemi konstatuar të gjithë shumë fenomene që nuk shkojnë në Shqipëri. Një miku im më tha pas një udhëtimi në kryeqytetin e një vendi fqinj por jo kufitar, Beogradi, se në fund të fundit kishte shkelur në një vend ballkanik, po ndryshimi me qytetet tona (në fakt Tiranën vetëm) ishte kryekëput thelbësor. Ndoshta në këtë ndryshim radikal ka gisht dhe mungesa e demokracisë së brendshme në partinë më të madhe të opozitës, nuk e vë dorën në zjarr, po them mbi të gjitha se kjo është një nga aspektet e varfërisë pluridimensionale që na ka kapur në formë ngërçi qënien tonë si pjesë e kësaj shoqërie. Thjesht krahasimi që kemi filluar të bëjmë me qytete fqinj (sa poshtë paskemi rënë) si puna e Podgoricës në Mal të Zi ose në raport me qetësinë dhe artin që vlonte para vitit ’90 në Shqipëri janë në vetvete shqetësues. Nuk është ndonjë çudi sikur të jemi futur në një periudhë regresivo-reaksionare ku do të pranonim një despot në krye të Shqipërisë, por jo çdo lloj despoti, e duam të ndriçuar se po e shikojmë ku po na çojnë disa syresh… Nuk do të ishte aspak çudi sikur dhe kritikuesit më të mëdhenj të qeverisë dhe të gjërave që nuk shkojnë mirë një ditë të bukur të heqin dorë dhe të shpallin disfatën, atëherë po, despoti që do të ketë realizuar një gjë të tillë, i ndriçuar apo jo do të sundojë këtë vend si askush tjetër. Dhe e gjithë kjo diatribë në lidhje me despotin fillon nga një gjendje faktike 20 vjeçare e karakterizuar nga humbja e referimeve, nga çoroditje, nga oreks i tejskajshëm dhe i vazhdueshëm për kulturë, nga llomotitje politikanësh ish teknikë lavatriçesh (profesion i nderuar nëse është nevoja ta them) dhe nga pamundësia për të vlerësuar gjërat ashtu siç duhet. Duam s’duam kjo të çon në rraskapitje mendore me përjashtim të ndonjërit që ose i ka të tepërta, lekët dmth, ose dikush që i ka të pakta, mendtë… I pari që do ngrejë dorën dhe do të guxoj, i pari që do të nuhasë këtë frikë, do të jetë fituesi i llotarisë.

 Që të evitojmë skenare të tillë bonapartesk ose hindenburgian duhet që të ndërgjegjësohemi dhe mos ta konsiderojmë veten të rënë përtokë. Duhet të marrim fatet tona në duar dhe të përcaktojmë qëllime dhe të propozojmë ide. Në këtë kuadër, edhe gjenerali pas shumë artikujsh denoncues, konstatues ose thjesht kritikues sa për kritikë kritike, duhetë hedhë hapat e parë drejt dhënies së ideve sesi mund të dalim nga ky batak ku kemi rënë.
Është e rëndësishme ta kuptojmë se bataku është i thellë. Ja për shembull, në 2005, shqiptarët ose pjesa dërrmuese mendonte se si  do të ndërtonim një park, si do të zhduknim fenomenon plehra në çdo cep pallati, si do fshihnim pluhurat e rrugëve me të njëjtën thjeshtësi si pluhurat mbi televizor, si do ndërtonin një Shqipëri evropiane si nga pikëpamja e fasadës ashtu dhe e brendësisë duke ruajtur dhe mbajtur si ujët e pakëta, ato institucione post revolucion ’90 që ndërtuam. Ndërsa sot, 4 vjet e gjysëm më vonë, kemi probleme me rrogat e funksionarëve, ka rritje të përqindjes së familjeve që vuajnë ekonomikisht, ka një kaos urban dhe rrugor, korrpusioni ndrit si llampa mbi televizor kur ikin dritat, nuk kemi ende vende ku fëmijët, por edhe më të rriturit, të luajnë të lexojnë, të kultivohen dhe të mësojnë se nuk ka vetëm seks, benz, alkool, lekë dhe tallava në jetë, kemi shkatërrime tunelesh qeveritare, përmbytje zonash të urbanizuara pa leje nga qeveria, shpërthime anonime në derë të Tiranës, pranë portit dhe karshi aeroportit dhe më e keqja më pak shpresë për të ardhmen. Kjo nuk ka nevojë të shkruhet, ndjehet.

Dhe tani na lind detyrimi të ndërtojmë, të ngremë kokën dhe të propozojmë, të hedhim ide, ta bëjmë jetën tonë më të gjallë dhe Shqipërinë më aktive. Si? Mbase nuk do jepen në këtë artikull, po është e rëndësishme për ne të gjithe dhe për gjeneralin të mos mbytet në këtë kritikë të kritikës kritike, pasi gjërat janë të qarta: kemi një lidership që promovon injorancën dhe lekun e thjeshtë, duhet të ngremë struktura dhe të gjenerojmë ide që një gjë e tillë të marrë fund, ose të paktën të tregojmë që jeta e tyre është fundi i Shqipërisë, ndërkohë që jeta jonë mund te jetë vetëm e ardhmja e saj. Nuk jemi pak, po jemi të fshehur, të mbytur nga skepticizmi dhe të përvuajtur nga skrupujt. Duhet më shumë kurajo që injorancës gjithpërfshirëse t’i jepet fund.
                                                                                                                                                                 Stavri

Telenovelëpolitika

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të popullsisë e cila nuk i ndjek telenovelat (por që mund të bjerë shumë thjeshtë pre e vartësisë). Ka nga ata që nuk shfaqin interes. Të tjerë shohin një episod në vit, dhe ju mjafton për të kuptuar 365 të tjerët. Buzëqeshin me nje buzëqeshje të trishtuar për kohën e humbur, për rëndësinë që merr një fiction ( në shqip: trillim).

 Ka një ngjashmëri të madhe midis politikës shqiptare dhe fenomenit Telenovela…

 Mund të shohësh episodin e parë dhe të qëndrosh një vit larg saj. Pas një viti asgjë nuk do ketë ndryshuar edhe pse ndërmjet kanë kaluar plot 365 episode, po aq skandale, disa dhjetra tragjedi, dhe në thelb një dramë e cila zgjat deri në fund të telenovelëpolitikës. Vartësia nga politika edhe mund të kurohet dhe e vetmja metodë e njohur shkencërisht është forca e vullnetit. Mund të fillohet duke rralluar dozat. Duke parë vetëm disa episode në vit. Gjatë ketij viti përshembull mund të kishit ndjekur: episodin “Hapni kutite I” , episodin “Shqipëria në shengen brenda 2009-ës”, episodin “Natyra zemërgjerë me rreshjet në Shkodër” episodin “Hapni kutitë II”, episodin e parë dhe rikthimin “SHISH-i është me ne”, episodin “Rekordi kryeministror i notit II” dhe të paktën një nga episodet e sezonit “Ti ke vjedhur çfarë ke për të thënë? – Edhe ti ke vjedhur”.

   Dikush edhe mund të qeshi me kotësinë e politikës por në ndryshim nga telenovela ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me fatet e shqiptarëve. Trafikantë të të dyjave janë mediat. Viktima populli.

 Ka kaluar pak më shumë se një vit bashkëpunim midis forcës së vetme të djathtë shqiptare dhe njërës  prej dy forcave të majta.Nga njëra anë PD-ja e cila nuk ka rivalë dhe ushtron hegjemoni në elektoratin e djathtë, nga ana tjetër LSI-ja e cila edhe pse me diferencë të ndjeshme, tërheq pas vetes një pjesë të elektoratit të majtë. Qeveria po reziston. Sukseset nuk kanë fund. Kontestimet ndaj punes së saj gjithashtu. Shpesh dëgjon të thuhet se ky koalicion përbën në vetvete një risi. Regjizori me sa duket e ka menduar mirë, sepse dëshiron të rrisë shikueshmërinë e trillimit. Por nëse telenovelpolitika shqiptare zgjat prej 20 vjetësh, unë këtë risi nuk mundem ta dalloj. Është një seri e serialit të pafund. Kam parë episodin e parë me titull: “Vendi i fundit që lëshon diktaturën e proletariatit” gati me nostalgji dhe pashë këtë të fundit me titull: “Vendi i fundit që ka mbetur jashtë Evropës”. Aktorët janë të njëjtët dhe mund të kenë aktruar shkëlqyeshëm plot 7300 ditë, por mbetet ngjarja që përshkon gjithë serialin: Shqipëria është gjithmonë e fundit. 

                                                                                                                                          Onufri

sans-serif””; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:””Times New Roman””; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:””Times New Roman””; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;} Presidenti Topi dhe elokuenca e tij spikatëse kanë rrokur zemrat e shqiptarëve

ose 2-  Çdo sondazh që bëhet në Shqipëri është po aq i besueshëm sa gomari që fluturon ose Berisha që premton transparencën e zgjedhjeve.