Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut

Shkarkimi i Heral Saraçit nga funksioni Komisionerit Publik prej Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ankimor i ngritur në kuadër të procesit të vetingut, tregon se operacioni ndërkombëtar i monitorimit do e ndjekë me shumë vëmendje veprimtarinë e të gjithë komisioneve të ngritura në kuadër të vlerësimit të figurës së magjsitratëve.

Continue reading “Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut”

Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes

Pritëm më shumë se 7 muaj që më në fund të lindte konflikti i parë Qeveri-President. Meqënëse analizën politike dhe llafologjike të këtij konflikti ka kush e bën (pesë emisione politike të ndryshme, plus 5 televizione ekskluzivisht informative do të merren shumë mirë me këtë punë), ndoshta do të ishte pak më interesante të shikohej nga ana juridike (ndonëse pesçet e mrekullueshme që përmendëm do i futen edhe kësaj ane…). Continue reading “Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes”

Përse duam t’u besojmë fake-news-eve

Fenomeni i thashethemeve ka ekzistuar që në kohën e Lashtësisë, por fenomeni “fake neës” ka lindur së fundmi me zhvillimin e rrjeteve sociale. Fjaloi britanik “Collins” e ka zgjedhur këtë togfjalësh si “fjalën e vitit 2017” dhe e ka përfshirë tashmë atë në fjalor. Ndoshta kemi hyrë në një periudhë ku e vërteta i përket të kaluarës dhe ku faktet ngatërrohen me gënjeshtrën. Përballë këtij rreziku, që shpesh vjen nga sferat më të larta të pushteteve, shkencëtarët përpiqen të luftojnë, të mbledhur në transhenë e tyre. Continue reading “Përse duam t’u besojmë fake-news-eve”

Historia e modernitetit (Pjesa 2)

Në mënyrë të veçantë, bota hebraike dhe më vonë, bota greke artikuluan apologjinë e së resë, secila me mënyrat e veta.

Në botën hebraike, popull i shkretëtirës, padyshim një nga të parët (të paktën i pari në atë që do të jetë Perëndimi), për të cilin e reja është e mirëseardhur sa herë që ndihmon secilin në rregullimin e botës, që është një nga misionet e Njeriut mbi Tokë, kusht i ardhjes së Mesisë dhe i ringjalljes së të vdekurve. Më e mira e së ardhmes, për ta, është të arrijnë pavdekësinë duke ndrequr botën. Continue reading “Historia e modernitetit (Pjesa 2)”

Historia e modernitetit (Pjesa 1)

Në çdo kohë, moderniteti ka përcaktuar në mënyrë të tërthortë konceptin që një shoqëri ka për të ardhmen e saj, mënyrën sesi ajo e imagjinon atë, çfarë pret dhe çfarë refuzon prej saj; të mendosh të ardhmen e modernitetit, përbën pra idenë që ne do të kemi në të ardhmen, për të ardhmen. Duket pak çoroditëse, pasi bëhet fjalë, për shembull, për mënyrën sesi, në 2030, do të mendojmë, ëndërrojmë, imagjinojmë, ndërtojmë dhe luftojmë botën e 2060. Continue reading “Historia e modernitetit (Pjesa 1)”

Shteti që nuk kemi

Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishte i papritur. Analiza juridike e çështjes do kohë që të bëhet, reperkusionet e parimeve që shtjellon, do të kenë jehonë edhe jashtë Shqipërisë, të paktën në ato vende ku parimet e vendimeve gjyqësore analizohen, komentohen dhe zbatohen, në të kundërt me Shqipërinë. Continue reading “Shteti që nuk kemi”

Pallati 177

19756025_10154815275046676_1909446413_n

Nëse do të donim të jepnim një panoramë të mirë të mënyrës sesi është trajtuar prona në Shqipëri, në mënyrë të veçantë, në zonat urbane, mjafton t’i hedhim një vështrim ndodhive të fundit në lidhje me zhvillimin e pronës pranë godinës së Policisë Bashkiake në Tiranë. Continue reading “Pallati 177”

Ku të çon teoria e hapjes së rrugës për budallain

tent

Edhe sikur të donte, Lulzim Basha nuk do të ishte në gjendje ta luante kaq mirë budallain. Dhe këtë rol që po e performon aq mirë, e ka nga skenari që ia ka përgatitur shumica, e cila, në emër të gjithëpërfshirjes, po i hap rrugë budallait, rrugë e cila nga shteg, së shpejti do të bëhet autostradë, nëse nuk ndalohet me këto manira konsensuale që nuk të çojnë askund. Po vazhdoi kështu, rrugët që të çojnë drejt Kushtetutës do të kthehen në shtigje malore gjithmonë e më rrallë të rrahura. Continue reading “Ku të çon teoria e hapjes së rrugës për budallain”