Protesta e të gjithëve


Protesta e fundit e këtyre përmasave ishte ajo kundër çmontimit të armëve kimike të Asadit në Shqipëri. I rikthehem kësaj proteste, jo vetëm nga përmasat e krahasueshme me protestën studentore të këtyre ditëve, por edhe për faktin domethënës të mungesës së ngjyrimit partiak.Pesë vite më parë tentativa për të zaptuar protestën dështoi, ndërsa sot partitë politike as nuk tentojnë dot t’i afrohen asaj. Shqipëria ka nevojë për protesta të tilla, qoftë për nga përmasat qoftë për nga përmbajtja. Shqipëria ka pasur 28 vite protesta të drejtuara nga partitë politike dhe shqiptarët tashmë ua kanë pirë lëngun hileve dhe marifeteve të politikanëve. Continue reading “Protesta e të gjithëve”

Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut

Shkarkimi i Heral Saraçit nga funksioni Komisionerit Publik prej Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ankimor i ngritur në kuadër të procesit të vetingut, tregon se operacioni ndërkombëtar i monitorimit do e ndjekë me shumë vëmendje veprimtarinë e të gjithë komisioneve të ngritura në kuadër të vlerësimit të figurës së magjsitratëve.

Continue reading “Pesha reale e ONM-së në procesin e vetingut”

Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria


Me një vështrim të shpejtë mbi zgjedhjet në Itali mund të nxjerrim disa kokluzione:

1 – Shqetësim kryesor një ditë para votimit ishte shitblerja e votave, fotografimi i fletës së votimit (për të dëshmuar ekzekutimin e shitjes së votës), dhe manipulimi i votës së emigrantëve (italianëve që jetojnë në shtete të tjera) duke blerë skedat bosh të cilat plotesohen më pas nga partitë në Romë. Continue reading “Italia, zgjedhjet, mali dhe Shqipëria”

Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes

Pritëm më shumë se 7 muaj që më në fund të lindte konflikti i parë Qeveri-President. Meqënëse analizën politike dhe llafologjike të këtij konflikti ka kush e bën (pesë emisione politike të ndryshme, plus 5 televizione ekskluzivisht informative do të merren shumë mirë me këtë punë), ndoshta do të ishte pak më interesante të shikohej nga ana juridike (ndonëse pesçet e mrekullueshme që përmendëm do i futen edhe kësaj ane…). Continue reading “Plotfuqia e të plotfuqishmit të lagjes”

Përse duam t’u besojmë fake-news-eve

Fenomeni i thashethemeve ka ekzistuar që në kohën e Lashtësisë, por fenomeni “fake neës” ka lindur së fundmi me zhvillimin e rrjeteve sociale. Fjaloi britanik “Collins” e ka zgjedhur këtë togfjalësh si “fjalën e vitit 2017” dhe e ka përfshirë tashmë atë në fjalor. Ndoshta kemi hyrë në një periudhë ku e vërteta i përket të kaluarës dhe ku faktet ngatërrohen me gënjeshtrën. Përballë këtij rreziku, që shpesh vjen nga sferat më të larta të pushteteve, shkencëtarët përpiqen të luftojnë, të mbledhur në transhenë e tyre. Continue reading “Përse duam t’u besojmë fake-news-eve”

Historia e modernitetit (Pjesa 2)

Në mënyrë të veçantë, bota hebraike dhe më vonë, bota greke artikuluan apologjinë e së resë, secila me mënyrat e veta.

Në botën hebraike, popull i shkretëtirës, padyshim një nga të parët (të paktën i pari në atë që do të jetë Perëndimi), për të cilin e reja është e mirëseardhur sa herë që ndihmon secilin në rregullimin e botës, që është një nga misionet e Njeriut mbi Tokë, kusht i ardhjes së Mesisë dhe i ringjalljes së të vdekurve. Më e mira e së ardhmes, për ta, është të arrijnë pavdekësinë duke ndrequr botën. Continue reading “Historia e modernitetit (Pjesa 2)”

Historia e modernitetit (Pjesa 1)

Në çdo kohë, moderniteti ka përcaktuar në mënyrë të tërthortë konceptin që një shoqëri ka për të ardhmen e saj, mënyrën sesi ajo e imagjinon atë, çfarë pret dhe çfarë refuzon prej saj; të mendosh të ardhmen e modernitetit, përbën pra idenë që ne do të kemi në të ardhmen, për të ardhmen. Duket pak çoroditëse, pasi bëhet fjalë, për shembull, për mënyrën sesi, në 2030, do të mendojmë, ëndërrojmë, imagjinojmë, ndërtojmë dhe luftojmë botën e 2060. Continue reading “Historia e modernitetit (Pjesa 1)”

Shteti që nuk kemi

Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishte i papritur. Analiza juridike e çështjes do kohë që të bëhet, reperkusionet e parimeve që shtjellon, do të kenë jehonë edhe jashtë Shqipërisë, të paktën në ato vende ku parimet e vendimeve gjyqësore analizohen, komentohen dhe zbatohen, në të kundërt me Shqipërinë. Continue reading “Shteti që nuk kemi”