Mbi besën e shqiptarit dhe konceptin e shtetformimit

“Duke habitur botën me pikëpamjen tonë se shtetet serioze nuk mbrojnë territorin dhe sovranitetin e tyre, nuk e zhvillojnë vendin e vet, i nënshkruajnë dhe nuk tërhiqen nga marrëveshjet në dëm të vendit dhe shtetit etj. Shkurt, Isa dhe përkrahësit e tij ia kanë dhënë fjalën Serbisë dhe po qëndrojnë besnikë të saj. Gjithë fjalët e tjera të tyre duket sheshit se nuk qëndrojnë veçse si vuajtje që po u shkaktojmë ne me protesta që të mos jenë besnikë ndaj serbëve e Serbisë, por të mbrojnë interesat, në kuptimin e sotëm, të drejta të shqiptarëve.”
Hysamedin Feraj

Dakord. Edi, Saliu, Sandri…

grykesi
Dakord. Edi, Saliu, Sandri, po në një pikë ndahemi ne, me opinionistët që janë rreshtuar masivisht kundër Sandrit. Të gjithë pa përjashtim, e marrin si të mirëqenë që duke u prishur muri rrethues cënohet siguria e shtëpive të fshatarëve të Lagunës Blu. “Gjynah të gjorët”. Fshatarë turistikë të krimbur në para, por askush nuk e shtron pyetjen: “këta fshatarë çfarë të drejte kanë të rrethojnë plazhin”?
A nuk është plazhi pasuri publike e shqiptarëve? Continue reading “Dakord. Edi, Saliu, Sandri…”

Mbi gjuhën e njësuar letrare kombëtare

“Shqipëria shtetërore dhe Kosova janë shtetet e vetme kombëtare në Europë sot, domethënë shqiptarët janë kombi i vetëm në Europë sot, në gjirin e të cilit paraqiten intelektualë, gazetarë, gjuhëtarë, zyrtarë politikë, që gjuhën letrare kombëtare, e kritikojnë apo, madje, e mohojnë me argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore”.
Rexhep Qosja

Kur Netanjahu sfidon Berishën

fotonetan

Pa u mësuar mirë me deliret e Salës në Facebook, na vjen një tjetër i përmasave ndërkombëtare nga Izraeli. Pa u mësuar mirë me “të dashur miq” të Saliut, që vijonin me “shihni ç’më ka shkruar një mik që ka një mik që vëllai i tij punon te hoteli ku parvjet ka fjetur filan ministër”, na vjen një delir i përmasave më të mëdha nga Lindja e Mesme. Këtë perlë deliriane e deklaroi dhe e mbrojti Kryeministri i Izraelit Netanjahu, përpara Kongresit sionist në Jeruzalem. Continue reading “Kur Netanjahu sfidon Berishën”