Pas ngjarjeve të djeshme në Prishtinë është shumë e vështirë të kuptosh, nga brenda Republikës së Shqipërisë, se përse situata u përshkallëzua aq shumë. Asnjë analist, asnjë analisto-politikan, madje as edhe një deputet i ardhur në pushtet me kujtimin e rëndë të 21 Janarit, nuk përpiqet të analizojë qoftë dhe në mënyrë sipërfaqësore situatën atje.
Përjashto vetëm njërën, një analizë të cekët, e vetmja analizë që po del gjithmonë e më në pah, ajo me ngjyrime paternaliste: mos bëni kështu se nuk është mirë. Shumica e atyre që formulojnë këto kritika e kanë të vështirë të pranojnë se ka masa të gjera në popull që tashmë kanë mësuar të ecin vetë. Continue reading “Paternalistët e politikës shqiptare”