Vertetesia e sondazheve ne driten e sistemit te ri zgjedhor

Në këtë shkrim duam të prekim atë 10%-20% të aktivitetit të instituteve të sondazhit, dhe në mënyrë të vecantë me ato që kanë lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqipëri. Po shohim të dalin shumë sondazhe, të cilat në mos kundërshtojnë njëra-tjetrën, paraqesin disa mospërputhje të cilat justifikohen nga ajo që quhet “marzhi i gabimit”. Ky marzh supozohet të mbrojë sondazhet nga gabime në vlerësim të të dhënave dhe ka për qëllim që të tregojnë se edhe sondazhet përpiqen të jenë me këmbë në tokë, pasi një eshantijon prej 1000 vetat nuk mund të nxjerrë kurrë me saktësi rezultatin final të zgjedhjeve.

Dhe kjo për shumë faktorë. Së pari, dhe më i kuptueshmi, është vet teknika, e cila mbart rreziqet e veta të vlerësimit. Po nëse nuk do të kishim këtë teknikë, nuk do të kishim sondazhin. Së dyti, dhe kjo ka të bëjë më shumë me ambjentin shqiptar, profilizimi i të anketuarëve. 1000 personat e pyetur duhet të reflektojnë të gjitha të dhënat që të mund të përmblidhet, brenda marzhit të gabimit, e gjithë Shqipëria në miniaturë: seksi, vendbanimi, origjina, puna, mosha… Në një Shqipëri ku nuk dihet se sa të papunë ka, ku punojnë ata që punojnë, kush banon në Shqipëri dhe kush jo, është e nevojshme që sondazhet të marrin të dhëna paraprake mbi këto elemente dhe që më pas të nxjerrin konkluzionet e tyre. Së treti, dhe kjo lidhet “ekskluzivisht” me Shqipërinë, është mosbesimi i popullsisë në lidhje me atë që të pyet. Mendohet se mund të jetë kurth i dikujt që kërkon të zbulojë ndjenjat partiake të dikujt tjetër, ose aftësia që kemi në për të tallur një person që të merr në telefon ose të kap në rrugë për të bërë punën e vet prej anketuesi që është krejt e panatyrshme për ambjentin tonë. Mbase kjo e dhënë duhet të futet në marzhin e gabimit të sondazheve.

Një element tjetër që mund të sjellë një amulli të mëtejshme në lidhje me sondazhet është dhe ndarja e Shqipërisë në bazë të zonave zgjedhore. Kështu, me sa kemi parë deri tani, të gjitha sondazhet reflektojnë rezultatet në shkallë republike. Në këtë mënyrë, edhe vetë institutet e sondazheve edhe vet komentatorët e kanë shumë të vështirë të projektojnë ngjyrimin e parlamentit të ardhshëm, pasi ne e dimë që mandatet e deputetëve do të fitohen nga listat që do të kenë si votues atë pjesë të popullsisë që ndodhet një zonë të caktuar zgjedhore. Pra, nëse në Tiranë shpërndahen 32 mandate, duhet të dimë si do të votojnë Tiranasit dhe në bazë të saj të kemi nje projektin të mandateve që do të shpërndahen në Tiranë. Dhe kështu me radhë për të gjitha zonat zgjedhore. Anketuesit duhet te kishin ardhur ketu kohe me pare, te benin disa prova dhe me pas t’i futeshin kesaj valleje, pasi rrezikojne te japin parashikime qe mund te mos perputhen me realitetin. Mbase një punë e tillë është duke u bërë, ose mbase ka vështirësitë e veta që kërkojnë kohë që të mposhten. Megjithatë, besojmë se kjo do të jetë sfida më e madhe e këtyre instituteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *