Vendit i duhet një kryeministër legjitim (nga Sali Berisha)

Për demokratët shqiptarë, për shumicën e shqiptarëve, ai përbën motivin më madhor, detyrimin më sublim për t’i dhënë vendit kryeministrin legjitim, për t’u kthyer shqiptarëve dinjitetin e vullnetit të lirë, të dhunuar.
Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve.
Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar. Ilir Meta është njeriu që riktheu portretin e Hitlerit në institucionet e tij të krimit.
Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë dhe që sipas Amnesty International dhe institucioneve të tjera prestigjioze, Shqipëria renditet në vendet e para me të burgosur politikë dhe tortura politike.
Meta është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar, ndaj dhe rikthimi në Shqipëri i një kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor më absolut i shqiptarëve, i shumicës së tyre që votuan kundër tij, kundër pushtetit të tij të krimit dhe të korrupsionit, i atyre që besojnë në vlerat e demokracisë. Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.
Beteja me mjete demokratike dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar për rivendosjen e votës së lirë, rivendosjen e fjalës së lirë, rivendosjen e shtetit ligjor, mbeten detyrimet tona më madhore. Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.
Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.
Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit.
Është pra, me një fjalë, armiku i votës së lirë, i fjalës së lirë dhe i dinjitetit të shqiptarëve, për shkak të trafikut të fëmijëve dhe prostitutave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *