Sutjena me mace, pronare jugore, te rropatesh per punetoret e Renault. E une qe jetoj gjetiu ne dimensionin e katert me filmat vizatimore. Jam e nesermja, jam lisi dhe jam vatra. Eja ne shtepine time dashuria ime eja se aty ka zjarr. Po vjedh per lekuren nen petkun e mjerimit. Jam nje boeing i vjeter i vitit 89. Nisem me lule ne dhembe per te fundit lufte. Makina ime e shkrimit ka nje petk te ri.
Shikoj magnetofonin ne syrin e nje vogelusheje. Pianot mbi barqet e vajzave ne Paris. Nje shimpanze i akullt qe kendon muziken time. Butesisht me mua dhe ti qe nuk the asgje, ti asnjehere nuk thua gje. Nganjehere ti qan ashtu sic qajne kafshet pa arsye dhe duke thene asgje. Si ti, sy i tjeterkund, qe ben nje feste per mua. Ne barkun tend te shkrete une shikoj turma. Jam e nesermja, ti je e nesermja e jetes sime. Shikoj te fejuara te perhumbura qe zhvishen. Ne kadifene e zerit tend qe kalon neper nate, shikoj aroma te vaketa mbi trotuare endrrash.
Ne Paris kur qendroj i shtrire ne shtratin e saj. Te shikosh tek kalojne mbi mua vajza dhe sfungjere qe renkojne leng moshe çmendurie. E pra, une jetoj pertej ne dimension x me nje film te animuar tek shtepia e nje miku. Jam asnjehere, jam gjithmone dhe jam x-i i formules se dashurise dhe merzise. Shikoj tramvaj blu neper shinat e femijeve te trishtuar.
Ndarese kineze perpara eres se veriut. Objekte pa objekte, dritare artistash prej nga del dielli, gjeniu dhe vdekja. Prit, po shikoj nga afer nje yll jetim qe vjen ne shtepine tende per te te folur mbi mua. E njoh prej shume kohesh, eshte e fqinja ime por drita e saj eshte e genjeshtert si dhe une, dhe ti nuk me thua asgje, ti nuk thua kurre gje. Por ti lexon ne zemren time sic lexon ky yll me flaket e tij te perhumbura neper shtigje te largeta. Ti nuk thua kurre gje si dhe yjet.
Leo Ferre (perkthyer nga Jolka Nathanaili)