Tela për qemané

Alternativat janë të shumta. Shqipëria është vend i oportuniteteve. Dhe secili po kap mundësinë që i del përpara, nallbanët, ahengxhinjtë, trafikantët, falsifikuesit, të  pafytyrët e çdo lloji të cilët për lumturinë e tyre, e kanë bërë këtë vend tmerrësisht të lodhur dhe të pashpresë.

Shembull i fundit është i një tipi të rëndomtë që quhet Fatbardh Plaku. Kryetari i Komunës së Farkës. Ju ftoj të shikoni pamjet e vilës së tij dhe njëkohësisht të godinës së rrangallizuar të komunës Farkë. Fatbardhit i ka buzëqeshur fati se ka ngrënë sa ka dashur. Komunës Farkë po i bie bretku se ka dhënë dhe po jep dhe shpirtin që fati të vazhdojë të buzqëeshë për Fatbardhin. Me një emër të tillë mund të jetojë i qetë, se s’ka burg që e pranon atë. Ai do të vazhdojë të na kalojë para hundëve me tërsëllëmën e një të paprekshmi. Ai do të jetë aty për të na kujtuar se nuk ka drejtësi sociale që mund të vërë në vend drejtësinë. Më duket se nuk është më ky vathi që mban në vesh qeveria sot. Fatmirësisht për Fatbardhin, fatkeqësisht për fatkeqin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *