Të korruptuar, nga pakujdesia

Pra nuk janë pyetje shumë të vështira. Por derrat tanë vendosën që ta komplikonin, të hynin në labirinte të errëta për të na treguar se janë munduar, se janë zhytur në analiza juridike të thella, ku ndërthuren vendimet te gjykatës evropiane, parime juridike më të lashta se drejtësia vet, hollësira të shpjegura në mënyrë po aq voluminoze sa trashësia e dhjamit të tyre.
Nuk ka ndonjë shkencë të madhe të jesh gjyqtar. Këtë duhet ta di kushdo. Ashtu sikundër nuk ka ndonjë shkencë të madhe të kuptosh problemet juridike. Mjafton të bësh pyetjet e sakta. Dhe nëse i bën e kupton se të dënosh një vrasës që godet në mish një person që rri kot, nuk e bën nga pakujdesia, por me dashje. Përndryshe, të gjithë vrasësit në botë do të mbyllnin shumë kollaj llogaritë me dënimin e tyre.
Është një turp që kemi këta gjyqtarë, është turpi ynë që nuk i pështyjmë në surrat sa herë i shikojmë, është turpi i atyre që nuk do të marrin masa ndaj tyre në kohën e duhur, do të jetë turpi ynë si komb nëse këta të marrë do i mbajmë ende si gjyqtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *