Te jetosh ne rreth

Jeta na ka dhene shume rruge per te brumosur mendjen tone “intelektuale”, por nganjeher mendoj se edhe familja ka nje rol te madh per te na kujtuar se nga vijme dhe si kane qene hapat qe njeriu i “vogel” ka kryer per tu ndier i madh gjate nje bisede, apo gjate nje ngjarje te jetes se tij.

Nje miku im i ngushte filozof gjithmone permend kujtimin historik, gje te cilen e kisha hasur ne vetvete ne menyre natyrale por pa “emer” dhe me nje analize timen mendoj se shume veta qe flasin me pompozitetin e absolutes ju mungon ne menyren me totale ky vegim dhe kjo është nje e mete thelbesore e mendimit te tyre “superior”.

Nuk mund te kete nje gjykim “abstrakt” lidhur nje problemi “real”, pasi realja eshte e ndertuar nga “kujtimi historik”.

Mungesa tjeter qe lidhet ngushte me “kujtimin historik” është empatia, nje dukuri baze per “formimin” e cdo kujt, sic e permenda edhe me siper, rruget per tu brumosur jane te shumta, por gjate kesaj rruge, ne menyre kostante duhet te jete edhe empatia, e cila te zhvillon lojen e rolit.

Te gjithe e dime rendesine e “lojes se rolit”, pasi per cdo lloj ambjenti qe frekuentohet, sa me i mire te jete roli qe merret, aq me perparesi sjell ne te.

Cfare na mugon akoma per te pasur nje mendim te bukur “renditur” dhe te bukur “shkoqitur”, pa kompleksin e te treguari ekzistence “superiore”?

Thjeshtesia, e cila e ben nje bisede te filloje me kembet ne toke. Pra nje shprehje e thjeshte fizike na sjelle ne mend piken 0 te nisjes dhe te rendise me “numrat” e tjere bukurine e mendjes dhe fuqine e saj.

I gjithe ky mendim qe shpresoj te mos ju kete lodhur ne perceptim, vjen mbas disa shkrimeve qe kam hasur ne hapesira te ndryshme qe un frekuentoj, te cilat me shtyne te thelloja dukurite e “shkeputjes me te shkuaren” apo “distancim ne menyren me totale nga turma” qe per mua është disi ironike.

Fjalet ne thonjeza dhe me germa te trasha jane vene ne menyre te thjeshtezuar te mendimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *