Suzana

 

 

 

Mbi nje pjatëz argjendi
Ajo të shtie çaj jasemine
Dhe kur ti do ti thuash
që ti nuk ke dashuri për të
ajo të thërret në valët e saj
dhe lë detin të përgjigjet
se ti gjithmonë e ke dashur
Ti do t’i qëndrosh afër
Tani, ti nuk ke më frikë
Të udhëtosh me sytë mbyllur
Nje flakë digjet në zemrën tënde.

Na ishte një herë një peshkatar i ardhur ne tokë
Që pati vëzhguar për një kohë të gjatë
nga maja e një kulle të vetmuar
Kur e kuptoi që vetëm njerëzit e përhumbur e shikonin
Ai tha se do të lundronim derisa dallgët të na çlironin
Por ai vetë u thye
Përpara se vete qielli te hapej
I braktisur e pothuajse njëri
Ai u fundos ne urtësinë tuaj
Si nje gur,

Ti dëshiron t’i qendrosh afër
Tani, ti nuk ke më frikë
Të udhëtosh me sytë mbyllur
Një flakë digjet në zemrën tënde
Suzana të merr më vete, të dëgjosh sirenat
Ajo të merr përdore
Për të kaluar një natë pa fund
Si mjalti, dielli zhytet
Mbi Notre-Dame des Pleurs

Ajo të tregon ku të kerkosh
Përmes mbeturinave dhe luleve
Nëpër alga ka ëndrra
Fëmijet që herët në mëngjes
përkulen drejt dashurisë
Ata përkulen kështu ngahera
Dhe Suzana mban pasqyrën
Ti deshiron t’i qëndrosh afër
Tani, ti nuk ke më frikë
Të udhëtosh me sytë mbyllur
Një plagë e çuditshme në zemër
                                
               Leonard Cohen (përshtati në shqip: Jolka Nathanaili)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *