SQARIM I LËVIZJES “UNIVERSITETI NË RREZIK”!

Për arsyet e mësipërme, i konsiderojmë reformat e nisura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si rrënuese të dimensionit publik-emancipues të universitetit. Më konkretisht, reforma për financimin e universiteteve synon t’i kthejë ato në shtojca të interesave fitimprurëse e të favorizojë universitetet private përmes kalimit të fondeve publike drejt këtyre të fundit. Edhe tash universitetet publike janë pre e nënfinancimit publik. Reforma në fjalë synon t’i fundosë një herë e përgjithmonë këto institucione. Së dyti, dimensioni publik i universitetit cenohet nga çshqiptarizimi i arsimit duke vënë si kusht diplomimi jo zotërimin e dijeve shkencore dhe gjuhës së popullit, por çertifikosjen toefl-ore në institucione sërish private, e sërish fitimprurëse. Së treti, dimensioni publik i universitetit cenohet nga imponimi i punës së papaguar të një pjese të studentëve të sapodiplomuar për një deri në tre vjet, kusht ky i domosdoshëm për marrjen e diplomës. Një reformë e tillë paraqet si rrallëherë e rrallëkund në shekujt e fundit një formë aspak të kamufluar të skllavërisë moderne.

Megjithatë, për arsye ende të pakuptueshme nga ne, kauza jonë po gjen pasqyrim mediatik të tredhur çka lë vend për keqkuptime. Rëndom, mjetet e informimit publik e reduktojnë qëllimin ideor e vrullin militant të lëvizjes duke e kanalizuar vetëm në çështjen e detyrimit të dhënies së provimit të anglishtes, çka edhe e trajtuar më vete interpretohet cektisht. Do t’ju luteshim që për hir të kodit të së vërtetës që e ngjiz një mjet të informimit publik ta botonit këtë sqarim dhe për çdo herë që do ta shihni me interes pasqyrimin e aktiviteteve të lëvizjes sonë t’i paraqisni ato në plotësinë e vet. Përndryshe, do të parapëlqenim terrin apo injorimin mediatik ndaj keqinformimit e keqinterpretimit.

Universiteti në Rrezik

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *