Sistemi zgjedhor sipas Kodit te ri

Madje, këtë sistem të ri as Komisioni i Venecias nuk e ka kundërshtuar, por e ka cilësuar si hap përpara, pasi pasqyron më realisht bazën elektorale të cdo partie.  Pa dhënë asnjë opinion në favor ose kundër këtij sistemi, më poshtë kemi përshkruar sistemin proporcional zonal në dy variantet e tij. Proporcionali zonal, quhet i tillë kur shpërndarja e votave të mbetura bëhet brenda kuadrit të një zone zgjedhore dhe jo në planin kombëtar. Për shpërndarjen e votave të mbetura, përdoren dy sisteme, ai i mbetjes më të fortë (“Sistemi  1”), dhe ai i mesatares më të fortë (Sistemi 2 ose i Hondtit”).

Le të shpjegojmë me anë të shembujve, mënyrën e funksionimit të dy sistemeve.

Shembull për Sistemin e parë: Në votimet në një zonë zgjedhore, kanë votuar 400,000 votues për 8 mandate që duhet të shpërndahen. Shpërndarja e votave bëhet për këto parti, të cilat përmbushin kërkesën e Kodit të ri Zgjedhor sipas të cilit secila prej tyre ka marrë më shumë se 3% të votave të shprehura. Të supozojmë se partitë janë A, B, C, D dhe E. Shpërndarja e votave është bërë sipas rezultateve të mëposhtme:

 

Partia A: 126,000 vota

Partia B: 94,000 vota

Partia C: 88,000 vota

Partia D: 65,000 vota

Partia E: 27,000 vota

 

Koeficienti elektoral për të këtë zonë zgjedhore është: 400,000 vota : 8 mandate = 50,000 vota për një mandate, mesatarisht.

 

Hapi i parë është shpërndarja e mandateve në bazë të koeficientit elektoral:

Partia A: 126,000 vota : 50,000 vota/mandat  = 2 mandate + 26,000 vota të mbetura;

Partia B: 94,000 vota : 50,000 vota/mandat  = 1 mandat + 44,000 vota të mbetura;

Partia C: 88,000 vota : 50,000 vota/mandate = 1 mandat + 38,000 vota të mbetura;

 Partia D: 65,000 vota : 50,000 vota/mandate = 1 mandat + 15,000 vota të mbetura;

Partia E: 27,000 vota : 50,000 vota/mandate = 0 mandat + 27,000 vota të mbetura.

 

Nga llogaritja e parë, del që janë shpërndarë 5 mandate. Mbeten dhe 3 të tjerë për t’u shpërndarë. Sistemi i mbetjes më të fortë bazohet mbi votat e mbetura pas llogaritjes që sapo bëmë duke i renditur nga mbetja më e madhe të mbetja më e vogël. Pra, do të kishim:

1.  Partia B (44,000)

2.  Partia C (38,000)

3.  Partia E (27,000)

4.  Partia A (26,000)

5.  Partia D (15,000)

 

Pra, tre partitë e para me mbetjet më të mëdha (B, C, E), do të ndajnë tre mandatet që kanë mbetur. Një për partinë B (mbetja më e madhe), një për partinë C (mbetja e dytë me e madhe) dhe një për partinë E (mbetja e tretë më emadhe).

Si rezultat, do të kishim këtë shpërndarje të mandateve:

Partia A – 2 mandate     

Paria B – 2 mandate

Partia C – 2 mandate

Partia D – 1 mandat

Partia E – 1 mandat

Sistemi i mbetjes më të fortë (më të madhe) avantazhon dukshëm përfaqësimin e sa më shumë partive në Kuvend. Mund të thuhet që është ajo që respekton më së miri parimin e shpërndarjes proporcionale të votave.

 

Shembull për Sistemin e dytë: Në votimet në një zonë zgjedhore, kanë votuar 400,000 votues për 8 mandate që duhet të shpërndahen.

Votat janë shpërndarë në mënyrë të tillë:

Partia A: 126,000 vota

Partia B: 94,000 vota

Partia C: 88,000 vota

Partia D: 65,000 vota

Partia E: 27,000 vota

Numri i votave në nivel zone zgjedhore të secilës parti pjeëstohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore.  Do të kemi:

 

Partitëpjesëtuesit

1

2 (nr. i votave pjesëtohet për 2 e kështu me radhë)

3

4

5

6

7

8

Partia A

126,000

63,000

42,000

31,500

25,200

21,000

18,000

15,750

Partia B

94,000

47,000

31,333*

23,500

18,800

15,667

13,428

11,850

Partia C

88,000

44,000

29,334

22,000

17,600

14,667

12,571

11,000

Partia D

65,000

32,500

21,667

16,250

13,000

10,834

9,285

8,125

Partia E

27,000

13,500

9,000

6,750

5,400

4,500

3,857

3,375

 

*Në fakt, rezultati del 31,333.333…  Pra herësi që përftohet është me mbetje dhjetore. Në këtë rast, si herës merret numri i plotë më i afërt, që është 31,333. E njëjta logjikë për rezultatet e tjera me mbetje dhjetore.

Shënim. Kur kemi të bëjmë me një kandidat të propozuar nga zgjedhësit, votat e tij pjesëtohen vetëm me pjesëtuesin 1, që është e logjikshme pasi ai do të marrë vetëm një mandat.

Rezultatet e përftuara në këtë tabelë renditen nga herësi më i madh në herësin më të vogël, pa bërë dallimin se kujt partie i përkasin. Do të kemi:

 

1.      126,000 (Partia A)

2.      94,000 (Partia B)

3.      88,000 (Partia C)

4.      65,000 (Partia D)

5.      63,000 (Partia A)

6.      47,000 (Partia B)

7.      44,000 (Partia C)

8.      42,000 (Partia A)

9.      32,500

10.  31,500

11.  31,333

12.  29,334…

 

Në këtë rast, mandatet do të shpërndahen në këtë mënyrë: Partia A – 3 mandate, Partia B – 2 mandate, Partia C – 2 mandate, Partia D – 1 mandat. Nëse do të shpërndaheshin më shumë mandate se 8, logjika do të vijonte duke vazhduar renditjen e pjestuesve nga më i madhi të më i vogli…

Ndryshimi me sistemin e parë është i qartë. Së pari, eliminohet një parti me pak vota (pra kem një tentative për të “racionalizuar” proporcionalin), dhe së dyti, mandate që i shkonte kësaj partie sipas sitemit të parë shkon për një parti të madhe, zakonisht për atë që ka marrë më shumë vota në zonën zgjedhore të konsideruar.

Sistemi i dytë, ndryshe i quajtur Sistemi i Hondtit do të zbatohet në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në bazë të Kodit të ri Zgjedhor të hyrë në fuqi. Është mëse e qartë se në mos matematicienë të mirë, nevojiten njerëz të pajisur me durim dhe qetësi për të kryer etapat e mësipërme të llogaritjes së shpërndarjes së mandateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *