Qyteti I Ndaluar ( Gu Gong )

Objekte te ketyre permasave dhe te realizuara ne hapesira kohore kaq te shkurtra, nganjehere edhe brenda gjashte muajve, mund te jene vetem veper e ketij populli.

Pekini ndodhet vetem pak muaj perpara hapjes se Lojrave Olimpike e megjithate ndryshimet e ketyre muajve te fundit jane te pabesueshme. Nje nga kuriozitetet qe qarkullon ne qytet lidhet me vonimin e shirave ne menyre te qellimshme per 24 ore duke e bombarduar qiellin me grimca mikroskopike pikerisht per te mos shqetesuar as edhe nje note te pentagramit olimpik.

Pas nje ecje ne sheshin Tienanmen ndaloj ne mes te nje mizerie njerezish. Perpara ngrihet nje mur i larte ne te cilin spikat fotografia e legjendarit Mao Cedong-ut, udheheqesit komunist te Kines. Ky eshte muri rrethues i Qytetit te Ndaluar. Qyteti i Ndaluar nuk rrethohet vetem nga ky mur 10 metersh por edhe nga nje kanal me uje 8 metra te thelle te cilet i japin nje forme drejtkendore. Ai quhet i ndaluar pasi ne te nuk lejohej hyrja e njerezve pa nje leje te posaçme nga vete Perandori.

                                                                         

        

Qyteti i ndaluar i quajtur Gu Gong nga vendasit, ishte Pallati i Perandorit te Kines gjate dinastise Ming dhe fundit te dinastise Qing. Per thuajse pese shekuj deri ne 1924 (koha kur perandori i fundit i Kines u terhoq nga Oborri i brendshem), qyteti sherbeu si banese per Perandorin dhe familjen e tij dhe si qender ceremonish ku kryeshin politikat e Perandorise Kineze.

 

Thuhet se populli kinez orientohet kryesisht nepermjet drejtimeve veri-jug- ose lindje-perendim aq shume sa edhe ne gjuhen e folur ndeshen rregullisht nje nga kater drejtimet gjate bisedave me te zakonshme. Po ne kete fryme pallati perandorak i emerton kater portat e tij sipas kater drejtimeve. Vetem dy nga keto porta jane te hapura per vizitoret.

Ato ruajne nje çehre madheshtore, te gdhendura me imtesi dhe jane kryesisht te kuqe sipas frymes taoiste.

 Mbrapa murit rrethues saktesisht ne mesin e tij ngrihet nje objekt teper i çuditshem qe me ngjan me çatine e shkulur te nje shtepie kukllash ose edhe me nje gjysem anije vikinge qe lundron mbi mur. Mendja ketu eshte e lire te imagjinoje histori te lashta mbi format e çatise dy-shtresore pagoda. Kjo eshte Porta Jugore e Qytetit te Ndaluar e cila sherbente si rruge-kalim vetem per Perandorin.

Dendesia e njerezve ne hyrjen e qytetit eshte marramendese. Pas nje hyrje te rremujshme permes Portes se Fuqise Hyjnore syri mberthen nje siperfaqe marramendese qe s’eshte gje tjeter veçse oborri i perparm i qytetit.

Ketu njerezit gezojne nje hapesire oksigjeni me bujare nderkohe qe perpara shfaqet nje pamje madheshtore e ngrehines perandorake.

Levizja e njerezve me drejton per ne brendesi.

 

Qyteti eshte i ndare ne dy pjese. Pjesa jugore ose oborri i perparm ose i jashtem i sherbente Perandorit per te ushtruar pushtetin e tij mbi popullin ndersa pjesa veriore ose oborri i brendshem luante rolin e baneses per te dhe familjen e tij.

 

Pasi kalojme sheshin Duan Men dhe porten e tij veme re faltoren Tai Miao e parardhesve te perandorit. Ne kete tempull Perandoret e dinastivee Ming e Qing kryenin flijime dhe rite te caktuara per parardhesit e tyre. Faltorja eshte e rrethuar nga tre mure te kuq dhe nga peme te lashta. Brenda saj ndodhet kuzhina shpirterore dhe depoja shpirterore pjese te pandara te ceremonive flijuese. Ndersa ne kthinen qendrore ruheshin shpirtrat e perandoreve dhe perandoreshave. Ne krahun lindor gjendet Altari i Tokes dhe i Dritherave se bashku me Sallen e Lutjeve. Ne kete pjese ve re qe vizitoret aziatike jane me te shumte mbase ngaqe kurioziteti i tyre gershetohet me vete historine e tyre.

 

 

Midis sheshit Duan Men dhe Pallatit Perandorak gjendet Porta e Meridianit. Ajo njihet dhe si Kulla e Pese Fenikseve pasi ne brendesi te saj permban pese pavijone te veçanta.

 

Feniksi Legjendar ka koken e nje fazani, bishtin e nje palloi. Kinezet besojne se ai eshte shenje qiellore e lidhur ngushte me ciklin henor. Feniksi mban ne trupin e tij virtytet themelore siç jane hijeshia, forca, mireqenia etj. te perfaqesuar nga pendet pese-ngjyreshe.

 

Perpara kesaj porte njerezit mbajne rradhe. Arsyeja e rradhes gjendet brenda nje ndertese ne lindje te portes. Ketu njerezit mund te vishen me kostumet e Perandorit ose te Perandoreshes (te stilit Qing). Pjesa me e madhe e njerezve ketu jane vizitore nga Azia ndersa te tjeret buzeqeshin pa guxuar te mbajne ne trup rrobat e Perandorit.

Ne fakt, gjate kohes se Perandorise ishte e ndaluar te visheshin kostumet e rangut te Perandorit madje edhe motive qe mund te lidheshin me te si p.sh dragoi (simbol i Perandorit) apo feniksi, pasi ishin simbol i pushtetit te tij dhe konsiderohej akt fyes nese nje njeri do te mbante veshje te tilla. Kostumet e perandorit jane prej mendafshi ne te cilin jane qendisur imtesisht me fije ari figura si feniksi, dragoi, fazani, fluturat etj.

 

Kjo Porte mori emrin Porta e Meridianit pasi Perandori besonte se vija e meridianit kalonte mespermes Qytetit te Ndaluar dhe se pallati i tij gjendej ne qender te Universit. Per kete arsye kjo Porte perdorej vetem nga zyrtaret e larte te Oborrit te brendshem te cilet kalonin nga porta e majte ndersa pjesetaret e familjes se Perandorit kalonin nga porta e djathte. Perveç hyrjes se zyrtareve me te larte porta sherbente dhe si platforme per Komunikimet Zyrtare nga Perandori por edhe per ndeshkimet ndaj sjelljeve te keqija. Kur nje gjeneral kthehej nga nje beteje, pengjet e kapura prej tij i ofroheshin Perandorit nepermjet nje ceremonie te veçante nderkohe qe perpara kesaj ceremonie Perandori do te kishte kryer ritet e flijimit ne altarin e parardhesve te tij.


Se fundmi Porta e Meridianit sherbente dhe si pike kryesore per festimet e ceremonive zyrtare si p.sh. Viti i Ri Kinez gjate te cilit kryheshin ceremoni me kercimtare, akrobate, muzikante etj. Rreth kesaj periudhe po ne kete Porte shpalleshe dhe Kalendari Henor (i ri), i shoqeruar me tingujt e daulleve dhe zileve qe vendoseshin ne krye te platformes se Portes per te ruajtur keshtu

“ Krenarine e Perandorise ”.

 

         Pasi kalojme kete porte dhe dalim tek “Ura e Lumit te Arte” ndeshim Ndertesen e Harmonise Supreme me nje çati dyshtresore te stilit pagoda. Ajo ishte ndertesa me e çmuar e te gjtihe perandorise dhe i dedikohej vetem perandorit. Ndertesa e Harmonise Supreme eshte struktura me madhe prej druri ne te gjithe boten dhe njihet edhe si Salla e Fronit te Arte. Ketu mbaheshin ceremonite me te rendesishme si ajo e kurorezimit te Perandorit dhe te Perandoreshes dhe ceremonia e dasmes se tij.

 

Ne brendesi te saj gjenden pajisje te ndryshme ne sherbim te perandorit si p.sh. Froni i Perandorit i vendosur ne nje tribune dy metra te larte prej gurit te famshem te xhades. Froni eshte i praruar dhe i gdhendur me motive te reve dhe te nente dragonjve. Ai rrethohet nga gjashte kolona ari gjigante, te gdhendura me dragonj qe perfaqesojne Dinjitetet Supreme dhe forcen e Perandorit. Prapa fronit gjendet nje ndarese e praruar dhe ne te dy anet e saj qendrojne temjane aromatike qe digjen ne formen e njebrireshit mitik, simboli i bindjes se te gjitha mbreterive te tjera. Me tutje shkelqejne ene te çmuara bronxi, breshka-lejleke dhe temjane qe digjen dhe qe simbolizojne lajmin e perjetesise se perandorise.

Megjithe teprine e sendeve ne kete godine po te mos harrojme te ngreme koken lart mbi fronin e perandorit do te shohim nje kube te praruar ku eshte gdhendur nje skulpture e mrekullueshme ne te cilen nje dragua gjarperues eshte duke luajtur me nje perle gjigante te quajtur Huan Juan Xhing. Perla simbolizon fatin e mire ndersa dragoi perfaqeson zotin ne qiell si dhe vete perandorin. Skulptura perfaqeson vazhdimesine e forces hyjnore te perandorit dhe besohet se kishte fuqine e menjanimit te shpirterave te keqinj.

 

Duke lene mbrapa kete salle ecim permes oborrit te qytetit drejt nderteses se “ Harmonise Qendrore ”. Kjo salle i sherbente Perandorit per te pushuar perpara se ai te paraqitej per ceremonite e rendesishme qe mbaheshin ne sallen e Harmonise Supreme. Ketu Perandori bente provat e fjalimeve qe do te mbante ose te paraqitjeve para publikut si dhe perpara nisjes per ne Tempullin e Parajses per kryerjen e riteve te flijimit. Pas kesaj ndertese ne oborrin e perparm gjendet salla e “Mbajtjes se Harmonise” ne te cillin Perandori pushonte dhe nderronte veshjet perpara se te nisej per kryerjen e riteve te rendesishme si emrimi i Perandoreshes ose kurorezimi i Princit.

 

Pas daljes nga oborri i jashtes vizitoret fillojne te rrallohen. Njerezit ecin mbi kalldremin e Dragoit qe te çon drejt nje tjeter porte te kuqe dhe te rende e cila na ndan me pjesen e perparme te qytetit

 

Pasi kalojme Porten e Qetesise Hyjnore dorezat e se ciles jane te praruar dhe vizitoret i prekin me duar si per te marre pak fatmbaresi, gjendemi Oborrin e Brendshem Gu Gong-ut. Ne kete pjese te Qytetit te Ndaluar dallohet qarte afersia e ndertesave. Ato jane me te shumta dhe me te aferta njera me tjetren. Ketu vizitoret rrallohen ne numer dhe secili ndahen neper rrugicat e ngushta te lagjeve te brendshme te qytetit. Ne krahun e lindjes gjenden dhomat e femijeve te Perandorit ndersa ne perendim rradhiten zyrat e truprojave te kortezhit te Perandorit dhe te sherbyesve te tij. Me ne brendesi te oborrit dallohet ndertesa e pare e oborrit te brendshem e quajtur Pallati i Qetesise Hyjnore i cili ishte pallati ku Perandori flinte. Po ne kete pallat mbahej per disa dite trupi i Perandorit mbas vdekjes derisa te kryheshin te gjitha ceremonite perkujtimore. Nje kuti e rendesishme gjendet e varur ne mes te salles e cila hapej mbas vdekjes se Perandorit. Ne kuti gjendej emri i njerit prej Princave qe do te kurorezohej i cili mbahej i fshehur per te shmangur perleshjet midis vellezerve.

Me tutje veme re Ndertesen e Qetesise Tokesore ne te cilen Perandoresha flinte. Po ne kete ndertese Perandoresha e fundit Ming vari veten pasi kryengritja fshatare grabiti kryeqytetin. Dy nga dhomat e lindjes perdoreshin si dhoma dasme gjate dinastise Qing dhe kishin ngjyre te kuqe si misherim i lumturise dhe fatit te mire. Ngjyra e kuqe dhe ajo e verdhe mbizoteron neper muret e ndertesave.

 

Nje nga ndertesat e fundit eshte dhe ajo e Kultivimit Mendor. Ndertese mjaft e rendesishme ne te cilen Perandoret kalonin pjesen me te madhe te kohes duke mbajtur audienca private rreth çeshtjeve te Perandorise. Dhoma e Ngrohtesise ne perendim te pallatit sherbente si vend studimi per Perandoret te cilet i lexonin ministrave punimet e tyre. Ne fund te ketij kompleksi gjenden pese dhoma gjumi ku ajo e mesit ishte e Perandorit dhe kater te tjerat perdoreshin nga konkubinat e tij. Nje nga dhomat ne anen lindore te kompleksit eshte perdorur nga dy Perandoresha te cilat filluan te jepnin audienca mbrapa nje ndarese duke nderhyre keshtu ne çeshtjet kombetare. Keto njihen ne historine kineze si “ Fuqia mbrapa Fronit” ose “Kortezhi mbrapa Perdes”.

 

Ne daljen veriore te ndertese gjendet Kopshti Perandorak i cili lidhet me gjashte pallate ne te dyja anet e boshtit qendror te Qytetit te Ndaluar. Kopshti ka rreth 20 ndertesa te stileve te ndryshme, paijone, kulla, taraca, shkembinj dekorativ etj. Ai ofron nje ndryshim estetik pas numrit te madh te ndertesave ne ngjyre te kuqe. Qyteti ka edhe ndertesa me te vogla ne pjeset anesore te tij si p.sh Sallen e Fitimit Luftarak, Pavijonin e Harqeve dhe te Shigjetave, Sallen e Letersise Madheshtore, Pallatin e Shpirtmiresise dhe Qetesise, Sallen e Lojrave, ate te Qeramikes, te Bronxit, Muzeumin e Thesareve Perandorake, te Oreve, Sallen e Pikturave, Pallatin e Qetesise se Pleqerise dhe Murin e famshem te Nente Dragonjve. 

 

 

                                                                                     Jolka Nathanaili, Pekin Prill 2008

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *