Opozita konstatuese, po Opozita kundërshtuese, ku është?

Por roli i saj duhet të shkojë përtej, në një shoqëri ku askush nuk ka dëshirë të angazhohet edhe pse i njeh problematikat dhe e di se ku mund të të shpjerë një metodë e tillë qeverisjeje, rrumpallo-liberale. Roli i saj duhet të shkojë përtej rolit të akuzuesit, duhet të jetë një rol protagonist në mënyrë që të shërbejë si katalizator i ndryshimit. Por këtë gjë nuk po e bën sa duhet. Takime ne Shkodër, mitingje në kohë të ftohtë, takime me ish oficerët në lidhje me statusin e tyre të denigruar po bëhen dhe do të bëhen të tjerë në mënyrë që të sensibilizohen ata që duan të dëgjojnë në lidhje me reformat e mangëta ose anti-kushtetuese. Por nevojitet veprim, që ose e ka lënë për një kohë të dytë (kur, nuk i dihet) ose nuk do ta përdorë (përse, edhe kjo nuk dihet).

Ndoshta janë bërë disa gabimë taktike, si për shembull mungesa e liderit të Opozitës në Parlament (një mungesë e çekuilibron pathosin e fjalive në favor të Shumicës; themi pathosin dhe jo logjikën ose argumentin pasi në Parlamentin tonë, logjika dhe argument janë koncepte “non grata”), ose kompromise të herëpashershme që i kanë shërbyer një stabiliteti fals, të cilat janë tregues se Opozita dëshiron të veprojë ashtu siç nuk e thotë me fjalë: të konstatojë keqqevrisjen por të përmbahet nga veprimet “e rrëmbyera”. Koha do të vërtetojë nëse një strategji e tillë do të rezultojë frytdhënëse ose jo.

                                                                                                                                                                   Stavri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *