Njeriu i ri!

 

 

Unë kam një punë,
ti jo,
unë për ty nuk dua të di!

Unë pasurohem,
ti varfërohesh,
unë për ty nuk dua të di!

Unë jam shef,
ti minator,
unë për ty nuk dua të di!
Unë jam bos, kapitalist,
ti komunist, po deshe edhe vdis,
unë për ty nuk dua të di!
Unë gëzoj jetën time,
ti ushqehesh me hidhërim,
unë për ty nuk dua të di!
Unë shkoj në shkollë,
ti jo,
unë për ty nuk dua të di!

Unë jam i ditur, intelektual,
Ti je injorant e paditur,
unë kënaqem, dhe për ty nuk dua të di!
Unë e kam zemrën gur,
ty zemër nuk të ka mbetur,
unë për ty nuk dua të di!
Unë kam të ardhme,
Ti ke vetëm të shkuar,
unë për ty nuk dua të di!
E pra, ky jam unë,
Njeriu i ri!

J.M.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *