Ne pritje te inteligjences

Ajo cka i ben kaq interesante dhe vertete terheqese zhvillimet qe do te pasojne eshte kurioziteti qe une dhe shume te tjere kemi. Jo mbi qendrimet e politikaneve dhe ger-meret e tyre, qe dihet se ku do na shpien (fatkeqsisht), por kurioziteti mbi qendrimet e pishtareve te inteligjences se Shqiperise. Keta Opinioniste te zellshem, keto mendje te ndritura, keta badigarde te lirise, keta poete te parimeve… c’do na thone kete here?! Cfare perlash dhe diamantesh do te artikulojne kete here, ne mbrojte te parimeve, ne mbrojtje te pluralizmit, ne mbrojtje te minorancave?!
A do ta mbeshtesin valle kete here “greven e urise” se Demokristianeve? (ne hipoteze kuptohet). Dhe nese Jo, si do ta justifikojne kete qendrim te njeanshem dhe aspak parimor, ne shkelje te kushtetutes, ne perbuzje te demokracise dhe ashiqare kunder minorancave? Sepse nje shpjegim duhet t’ia japin ketij populli i cili aq gjate i ka degjuar dhe aq shume i ka besuar! Nuk mund te rrine ne heshtje pikerisht tani kur loja filloi. Duhet ta justifikojne qendrimin e tyre kryekeput te njeanshem “prane me te dobetit”, fjala vjen gjate mbeshtetjes qe i bene grves se Nentorit, perndryshe humbasin besueshmerine ne syte tane!
Shfaqja pritet te jete mjaft terheqese. Shpresojme qe te pakten Keta ta mposhtin heshtjen e pazakonte qe i ka pllakosur, te mos na zhgenjejne, e te behen te lodhshem, te merzitshem e te parashikueshem si te gjithe aktoret e politikes Shqipetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *