“Muzhajdin” kundër “Pasdaran”, Irani dhe rikthimi i Perandorisë Persiane

            Tashmë pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe administrata e presidentit të ri Obama. “Muzhajdinët” edhe pse mbajne një emër kumbues, nuk janë grup i armatosur ose te paktën nuk zotërojnë një forcë të vërtetë, të rrëgullt ushtarake. PMOI është një koalicion grupimesh opozitare të moderuara (me presidente të zgjedhur zonjën Maryam Rajavi) që është krijuar në 1965-ën, para Revolucionit Islamik në Iran. Në fillim luftuan kundër regjimit të Shahut (mbretit të Iranit) ndërsa sot kundër Republikës Islamike, me qëllim vendosjen e një sistemi demokratik. Ata pretendojnë se dita e ndryshimit është shumë pranë. Por  në të vërtetë, beteja e tyre duket se do të jetë e gjatë, gati e pamundur duke patur parasysh se regjimi islamik bazohet në një ideologji të fortë fetare, të rrënjosur thellë sidomos në zonat rurale dhe mbeshtetet në një forcë paramilitare të konsoliduar, Pasdaran-ët. Këta të fundit përbëjnë një forcë paralele me forcat ushtarake të Iranit, me mbi  100 mijë njësi, forca të vogla detare, ajërore dhe me ministri të vecantë. Pasdaranet ose ndryshe Rojet e Revolucionit Islamik kanë krijuar jo pak probleme në rrugët detare kyce për transportin e naftes, në ngushticën e Hormuz-it dhe janë një armë efikase personale në duart e Ajatullahut, të gatshëm të vetëflijohen për të mbrojtur Revolucionin, ashtu sic ndodhi gjate lufës së fituar kundër shtetit fqinj Irakut, ku mijëra Pasdarane vdiqën në sulme kamikaze kundër forcave më të shumta dhe më të armatosura Irakiane.

Në 12 Qershor në Iran zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Nga sondazhet e fundit, Presidenti Ahmadinejad duket i dobësuar dhe cdo gjë mund të pritet nga ky turn elektoral. Mund të qëndrojë në pushtet presidenti aktual i dale nga gjiri i rojeve të Revolucionit, ashtu sic mund të vijë në pushtet një i moderuar, por është e sigurtë se pak ose aspak do të ndryshojë në politikën e jashtme të Rrepublikës Islamike që drejtohet “de-facto” nga Ajatullahu. Aq më pak pritet ndryshim apo kthim prapa, përsa i përket programit bërthamor të Teheranit. Irani synon të bëhet lider në Lindjen e Mesme duke shtrirë influencën e tij edhe në Azinë qëndrore.

Duke qënë shteti kryesor me shumicën e popullsisë Shiite, me fuqinë që do ti jepte bomba bërthamore, alencat e ndryshme (Siria mbi te gjitha) dhe financimet e grupeve ekstremiste, Hezbollah në Liban e Hamas në Rripin e Gazës, Irani ëndërron rikthimin në shkëlqimin e dikurshëm të “Perandorisë Persiane”. Gjithcka duket më e thjeshtë për Mullahët shiitë, pas dobësimit të dy shteteve kyce në kufijte lindorë dhe perëndimorë të tij si Afganistani e Iraku. Pa dashur administrata e Presidentit Bush, me luftrat në këto dy shtete, i dha një asist të pastër armikut 30 vjecar, tashmë faktor i padiskutueshëm në rajon. Ndërsa shtete të tjera që synojnë të marrin lidershipin në botën myslimane janë Egjypti, Arabia Saudite dhe Pakistani, vende keto me shumicën e popullsisë Sunite dhe kundërshtare të përhershme të gjigandit shiit. Cdo marrëveshje ekonomike, politike apo në fushën energjitike, midis shteteve prodhuese të naftës dhe Kinës e Rusisë, shteteve emergjente të Azisë Qëndrore dhe Perëndimit, kalon nga Rrepublika Islamike e Iranit që ndodhet në një pozicion kyc gjeografik. Edhe Evropa pas krizës energjitike të radhës, i ka kthyer sytë nga Irani. Paqëndrueshmëria politike e Ukrainës dhe shteteve të kaukazit dhe mos-serioziteti i Rusisë në furnizimet me gaz, kanë detyruar Brukselin të kërkojë burime të tjera gazi. Vendet e Afrikës veriore janë të rëndësishme në këtë këndvështrim, por peshën më të rëndësishme në projektet e ardhshme Evropiane e mban sigurisht Irani, me rezervat e mëdha te gazit që zotëron.

Sigurisht që politika aktuale e konfliktit ka vajtur e gjitha në dobi të Rusisë e cila ka shfrytëzuar hembargon ndaj Iranit për ta furnizuar ekskluzivisht Kontinentin Plak me gaz dhe Republikën Islamike me teknologji për programin bërthamor. Ja përse politika e presidentit të ri Amerikan Obama, synon drejt afrimit me Teheranin. Kuptohet: “cdo gjë pasi Rrepublika islamike të ketë ndërprerë zhvillimin e programit bërthamor, të ketë njohur të drejtën e shtetit të Izraelit për të egzistuar, të ketë bërë hapa të rëndësishëm përsa i përket të drejtave të njeriut” etj… Por në kushtet e krizës ekonomike globale dhe të etjes së madhe për energji, SHBA do të mbylli një sy, jemi të sigurt! Në këtë aspekt zgjedhjet e 12 Qershorit në Iran do të jenë shumë të rëndësishme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *