Mbi teknologjine II (Martin Heidegger 1889-1976)

Filozofia e kishte anashkaluar « të qenurit » sepse e kishtë të « qartë » çështjen. Në fakt, rihapja e çështjes lidhet pikërisht me thelbin, domethëne me boshësinë e qenies. Shmangia e boshësisë nga pikepamjet filozofike e verbuan Qenien per nje kohe te gjate.
Madje njerëzimi përjeton një vazhdim të këtij verbimi në përqasje me thelbin e  qenies së tij.
Ura lidhëse e njeriut me brendësinë e tij kryhet vetëm dhe vetëm duke kaluar nga bota e angështisë së lartpërmendur.
Lind pyetja përse ?!  Perse kur ne e zhveshim pra njesise e Qenies do te na shpaloset nje zbrazeti ose nje « vrime » pa nje fund ?! Ura lidhëse e njeriut qenkërka kjo vrimë kuptimore ku të gjitha pikëpamjet, përfytyrimet, idetë kalojnë por nuk rikthehen ( pra ne nuk i përgjigjemi dot pyetjeve në lidhje me të). Pra ndeshim së fundmi një pamundësi të vërtetë rikthimi të vetë elementëve të Qenies njerëzore kundrejt vetvetes. Rrëzimi i kullës ideore te rithurur me qindra e mijëra herë nga filozofia është pjesë e kalimit nga ky shteg jokuptimor. Jokuptimor sepse ai duhet imagjinuar në formën e një ure/shtegu i cili/cila vetëndërtohet por në momentin e përshkimit  (gjithmonë nga vetvetja) do të vetëasgjësohet dhe nuk do të lërë pas gjurmë.
Kjo zhdukje rroket nga psikika vetëm në trajtën e një lloj vrime, zbrazëtie.Vrima është një pikë hapësinore ku të treja njësitë kohore bashkohen dhe përzihen(1)  me njëra-tjetrën duke formuar një trup të vetëm(2) . Mbas përzierjes kemi rishpërndarjen e elementëve deri në zhdukjen e tyre. Kuptohet tani më qartësisht se kjo vrimë-vdekje-e qenies do të vishet me ankth pikërisht nga vetë Qenia e cila përjeton në mënyrë ankthioze çdo largim të trupit të saj nga vetë trupi. Kemi të bëjmë me një lloj qenie të tipit « qenie-për-vdekjen ».
Nuk duhet harruar që shkrirja e 3 njësive kohore (e kaluar/ e tashme/e ardhme) nuk do të thotë zhdukje e veprimtarisë kohore në vetvete. Aspak e lehtë për tu kuptuar nëse kërkohen përgjigje të Qenies nga Qenia! Mos harrojmë që rrjedha (kohore), e cila merrte formën e një rrugëtimi strukturohej nga të pyeturit dhe jo nga të përgjigjurit(3) .
Duke thënë këtë fakt domosdoshmërisht e kthejme historinë e filozofisë në një vetë-ekzaminim. « Vrima » ose boshësia si pikë themeltare e Qenies është edhe
pikë kulmore metafizike. Pikërisht këtu prehet dhe gjithësia teknike(4) . Por sërish Heidegger tërheq vëmendjen e subjektit duke i kujtuar që thelbi i teknologjisë nuk është asgjë që ka të bëjë me teknologjinë. Ai e përshkruan si një mjet për të arritur një qëllim të caktuar dhe në të
njëjtën kohë si një veprimtari tejet njerëzore.
Gjithësia e ndërlikuar e prodhimit, veglat, instrumentet, materialet po ashtu dhe nevojat dhe qëllimet të cilave u shërbehet. Teknologjia me një prejardhje nga fjala « teknike » mbart dhe kuptimin e një përkatësie artistike ose është nje art. Fjala greke « tekne » do të thotë artizanat. Autori në këtë instrumentum nënkupton tërësinë e aftësive, forcën, fuqinë, strukturën, punën, orenditë, deri dhe anijet. Përfshin tërësinë e veprimtarisë trupore njerëzore të rrethuar nga një thes të mbushur me gërma……

________________________________________________________
 1. Perzjerja si nje nga cilesite e thelbit te Qenies (Dasein) eshte sqaruar tek Teknologjia I,  Heidegeriane duke u perafruar me shembullin e parfumit, si lenda kimike e mirefillte e cila permban lengun dhe gazin.
 2. Eshte vete Topologjia e cila permbledh humultimet hapesiro-kohore te matematicieneve dhe analisteve. E perkufizuar ndryshe si dhe fusha e nyjeve – njesia me e vogel hapesiro-kohore…etj.
 3. Te pyeturit e krahasuar me rrjedhen e lumit tek Teknologjia I, ve ne pah nje çeles te arte kuptimor. Eshte pikerisht pergjigjja e cila qep vrimen ndersa te pyeturit do te ishte nje varg ne trajten e hapjes dhe grisjes. Kjo eshte frymemarrja jetesore e materies ku lejohet prania e vrimave dhe nuk i qepen « vrimat / trupi ».
 4. Teknika e arrire, ajo me e persosura eshte vete cibernetika. Model i diskutueshem nga shkolla moralistike por tejet interesant per te perkthyer esencen e qenesishme te njeriut nepermjet nje gjuhe « teknike ».

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *