Marrëveshja e sikletit të madh

Nëse kemi të bëjmë me të parën duhet të kenë parasysh se nuk ka shumë kohë për të humbur sepse nesër është e djelë, pasnesër është pushim pasi është dita e lumturimit të Nënë Terezës, cka do të thotë që duhet të presim ditën e martë për të shuar kërshërinë tonë. Ta zëmë se do të shpjegohen të martën dhe marrim rastin më të keq, sikur ata të mos ishin bindës asfare dhe kurrkund. I bie që debati të mbyllet ditën e mërkurë pasi të enjten është planifikuar ratifikimi i Marrëveshjes. Dhe në këtë rast, do të kemi shpalosjen më sublime të mosrespektimit të tejduskshmërisë së aktivitetit qeveritar dhe vetëkuptohet që një gjë e tillë do të jetë e dëmshme për demokracinë ashtu si dhe për vetë qeverinë, pasi dyshimet që ka pjesa dërrmuese e popullsisë mbi faljen e territorit shqiptar nuk do të shuhen por do të ushqehen akoma më shumë me këtë provë force të qeverisë. Dhe Ministri i Jahstëm, më shumë se kryetarin e opozitës duhet të ftojë tërë popullin në zyrë që të shpjegohet me transparencë se cfarë ka ajo Marrëveshje dhe si përkthehet në gjuhën e hartografisë. Po pak e vështirë për një person që politikën e sheh si dyluftim personal dhe jo si mënyrë për t’i shërbyer shoqërisë… Më mirë të mos e përmendim hic kredibilitetin që do të ketë qeveria e re fringo në sytë e shqiptarëve. Ajo do të thërrmohet që në fillim dhe do të jetë e vështirë që të ruhet duke patur parasysh që shtrëngata të reja do e presin atë, për shkak se jemi në periudhë reformash…

Tani marrim alternativën e dytë. Nuk besoj se do shumë komente, vetëm duhet të nenvizojmë faktin se realisht tallja institucionale po kthehet në sport kombëtar qeveritar në Shqipëri dhe me të vërtetë që po bëhet paksa e bezdisshme. Sidomos kur kapiten skuadre ke një person i cili ka ndërruar jo kostumin po tërë garderobën e deklaratave brenda një kohe mjaft të shkurtër. Mbase ngaqë i ka rënë barra të mbrojë angazhimin e kolegut të tij që në atë kohë ishte Ministër i Jashtëm. Nëse është kështu, ne shqiptarët duhet të tregohemi të kuptueshëm dhe të zgjuar dhe të fiksojmë njëherë e përgjithomonë se politikani përbëhet nga njeriu dhe funksioni. Si njeri ai ka parime, politika të qarta, është i sinqertë dhe nuk ka frikë të ballafaqohet me njerëzit. Si funksionar ai nuk i ka harruar tiparet që përmendëm më lart, po është me funksion dreqi e mori… është pak ndryshe, ka ca punë ashtu që duhet t’i bëjë, punë e madhe për parimet dhe për integritetin territorial. Ai mëepak fjalë ka ca angazhime ashtu që ne nuk i dimë po që duhet t’i mirëkuptojmë…

Ose jo… Po në këtë rast, do të kemi fituar ndërgjegjen se tallja ka një kufi. Mbase jemi duke e kuptuar, historia e Marrëveshjes me Greqinë është duke e treguar këtë…

stavri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *