Letërnjoftimi, mjet identiteti apo pacavurre korruptive

është për t’u përgëzuar dhe njerëzit u turrën që të aplikonin për pajisjen me letërnjofim më shumë të shtyrë nga dëshira për të vënë rregull përfundimisht në një fushë ku sundonte amullia më totale, sesa nga sanksionet qesharake që po vendoste Qeveria. Me këto sanksione ajo synonte që të mbyllej procesi i aplikimit sa më shpejt, duke patur parasysh se askush nuk mund dhe nuk duhet t’i shmangej këtij procesi për arsye shumë të thjeshta për tu kuptuar.

Megjithatë, javët e fundit, ecuria e pajisjes me letërnjoftime ka njohur një bllokim dhe njëkohësisht po shprehen shumë kritika të cilat nuk duhet të na lënë indiferent, pasi ekziston një mundësi jo e vogël që ky proces gjigand të përfundojë si fati i kartave elektorale të qeverisjes socialiste – një vrimë e madhe në ujë. Më tej, duke patur parasysh që skandali më i madh zgjat vetëm tre ditë, mundet që ky i radhës të kalojë me një buzëqeshje të shëmtuar elektorale dhe me premtime për pajisje me karta te tjera më të mira, më të bukura dhe pa lekë…

Mirëpo nuk do të ishte e pëlqyeshme që të ndodhë një gjë e tillë. Nuk duam po mbase është duke ndodhur… Së pari, dhe kryesorja, askush nuk mund të spekulojë me idenë se pa karta identiteti nuk mund të votohet. Një gënjeshtër e tillë është e paskrupullt, pasi e drejta e votës e sanksionuar me Kushtetutë nuk varet nga pajisja me një kartë të tilla. Ka dokumenta të tjera që mund të vërtetojnë identitetin e personit, duke filluar me pasaportën. Ndërsa për shtresat në nevojë, Qeveria duhet të kuptojë se përtej votimit, kartat e identitetit janë të nevojshme për identifikimin e personit dhe se nuk mund të spekullojë me këtë argument duke u vënë lakun në fyt, apo duke kujtuar se “500 lekë shqiptarët i kanë për kafe” (dixit Kryetaren e Parlamentit).

Së dyti, nuk kuptojmë pse pajisja me karta është një shërbim i pagueshëm. A nuk është bërë një tender për këtë gjë? Dihet se mekanizmi i tenderit është bërë me qëllim realizimin e diçkaje nga një subjekt i specializuar, por me lekët dhe sipas kushteve që dikton shteti. Në këtë rast, pse duhet paguar për kartat, apo që të amortizohet harxhimi që ka bërë Shteti dhe pse jo, të nxirret dhe ndonjë fitim? Po a nuk është detyrë e Shtetit që të pajisë qytetarët e vet me mjete identifikimi?

Së treti, po dëgjojmë lart e poshtë se këto karta nuk do zëvendësojnë detyrimin për pajisje me çertifikata personale në rast se një institucion ose ambasadë e kërkon një gjë të tillë. Për këtë fazë transitore dhe mund të ketë një fije kuptimi. Mirëpo nuk bëhet fjalë për periudhë transitore, po përgjithmonë… Atëherë, ku qëndron nevoja për pajisje me një mjet identifikimi që kushton 1,200 lekë? Apo sipas parimit një kilometër një polic, rrjedhimisht lind dhe nevoja të identifikohemi njëherë për çdo kilometër…

Së fundmi, por jo më pak interesantja. Sipas Ligjit “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë” thuhet në nenin 6 se dokumenti i identitetit duhet të përmbajë atësinë dhe mëmësinë, mjete shumë të domosdoshme për të identifikimin e personit. Mirëpo këto të dhëna mungojnë në kartat e reja! Një gjë  e tillë na shtyn të mendojmë në rastin më të mirë se karta e identitetit do të jetë dokumenti plotësues i çertifikatës personale, pra do vazhdojnë radhët në gjendjen civile dhe në rastin më të keq, që këto karta mund shumë shpejt të bëhen të pavlefshme… Mirëpresim buzëqeshjen e radhës…

 

stavri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *