Kujt t’i drejtohem?!

Tek flisja me disa miq, me të cilet ishte shtruar debati nëse ja vlen të kthehesh në shqiperi, bëra një rezume të disa nga problemeve që un has në kurizin tim nga të tretë dhe vendosa ti shtroja ato duke i shkruar.


Teksa ec
ën në rrugë me makinë, has akoma makina të cilindratave të larta që nuk rrespektojnë rrjeshtin dhe kalojnë duke të prerë rrugën në semaforet më sinjalin e kuq, ndërkohë, që këto të fundit janë të kontrolluara me polic dhe kur i kërkon informacion policit të shërbimit për këtë shkelje në flagrancë dhe të rrezikshme, të përcjell duke të kthyer krahët dhe bën sikur s’të ka parë dhe dëgjuar. Me veten vazhdoj akoma ta justifikoj, që ai i mëparshmi do jetë ndonje i “rëndësishëm” dhe polici i sherbimit në atë semafor ka frike ta ndalojë, pasi do të rrezikonte vendin e punës.
Me makinën time i drejtohem rrugës së shtëpisë, ndërkohe që në mes të rrugës përballem në një bllokesë të saj. Një kamion është futur në rrugicë dhe po bën ngarkim shkarkim. Ndaloj dhe ju bëj të ditur së në mirësjellje duhet të kishin lajmëruar ditë më parë me disa kartela, që rruga do jetë e bllokuar nga kjo orë deri në këtë orë, që kush jeton në zonë të organizohet, pasi ajo është e vetmja arterie e atij blloku banimi. Më percjellin më një të buzëqeshur ironike dhe detyrohem të parkoj në anë të rrugës dhe të largohem për tu kthyer pasi kamioni të kish mbaruar punën e tij.

Ndërkohë i drejtohem banesës sime dhe në këtë pike dua të ndalem pak më gjatë. Ashtu si shumë të tjerë, më ato pak lekë të kursyera dhe me anë të një kredie, vendosa të blija një banesë. Kontaktoj një firmë ndërtimi dhe shikoj projektin, më pëlqen dhe vendos ta blej tek këta të fundit banesën time.
Që nga koha e nisjeve të punimeve, u bënë 2 vjet që kjo firme është jashtë afateve të kontratës më banorët dhe lejes së shesh ndërtimit të marë nga bashkia. Pjesët e dyqaneve janë si katakomba me teneqe dhe materiale ndërtimi. Në këtë pallat janë shumë familje të reja që kane fëmijë dhe këta të fundit luajnë tek këto rrenoja që janë në katin e parë dhe rrezikojnë të dëmtojnë shëndetin e tyre. Po kështu, disa të rinj përdorues droge, kanë gjetur një hyrje për në tarracë, pasi pallati ka një shtesë pa leje të papërfunduar dhe kryejnë aty të gjitha nevojat e tyre, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të atyre që e banojnë atë pallat. I jemi drejtuar disa herë ndërtuesit të pallatit që të përfundoj punimet dhe të dorëzoj pallatin nën normat e sigurisë që e kërkon ligji, por rezultatet janë po të njëjta, përcjellëse. Hamendësoj, së ndoshta i ka krahët e ngrohtë pasi arkitekti është bashkëshorti i një politikaneje, dihet që në shqipëri për të pasur një aktivitet duhet të kesh njohjet e duhura. Sidoqoftë këtë s’mund ta them me bindje, di vetëm që është 2 vjet jashtë afateve!!!

Për ta pasuruar panoramën, ngjitur pallatit tonë po ndërtohet një objekt i cili po hap themele të thella dhe ky lloj punimi mundësohet me disa makineri të medhaja sonduese dhe të zhurmshme, por problemi është së ky proces bëhet natën dhe nuk ju shpjegoj dot zhurmën që këto makineri shkaktojnë. I kemi njoftuar disa herë për shqetësimin që shkaktojnë, por na përcjellin duke na treguar derën e kantierit.


Në fund të ketij shkrimi më vjen pyetja natyrale, “KUJT T’I DREJTOHEM”?

 

Pse, pas kaq shumë kohësh duhet akoma të bej paralelizma më të jetuarin në komunitet që beja jashtë shqipërisë. Pra, c’duhet të bej une që të kem një jetë të qetë, pa shqetësimet e krijuara nga të tjerë, kush është garanti?!

                                                                                                                                                     Ersan Karameto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *