Krenaria e të qenit mediokër

I pari i lexonte deklaratat e tij bajate, me disa shkëputje sysh nga fleta sa për të krijuar një kontakt me njerëzit e pranishëm, kontakt që nuk besoj se u krijua ndonjëherë. Kjo jo për faktin se ishte i detyruar të lexonte nga emocionet e tepërta, një mediokër të tilla siklete nuk ka, por për faktin se një mediokër nuk mund të veprojë dot ndryshe. Pak dëgjova nga recitimi i lexuar i Presidentit tonë, por mjaftueshëm për të kuptuar se “kemi shumë punë për të bërë” dhe “duhet të thellojmë bashkëpunimin me vendin mik” ishin pjesët më thelbësore të një fjalimi që nuk reflektoi afërsinë që kemi me Italinë, marrëdhënien të ngushtë dhe të veçantë që kemi ne me të, por që tregoi se Presidenti ynë, si me Napolitanon ashtu dhe me urimet për Vitin e Ri mendon se përpara ka pionerë.

Nuk e di çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit gjatë takimit kokë më kokë. Por përballë qendronin dy koka që në kushte normale nuk do të ishin në gjendje të vijonin një diskutim logjik më shumë se dy apo tre minuta. Jo se nuk kanë ndonjë gjë të për t’i thënë njëri-tjetrit, ndoshta dhe nuk do të kenë. Por njeriu si qenie shoqërore, është i shtyrë drejt njohjes së tjetrit. Dhe njohja me Presidentin tonë nuk ka pse të jetë më e gjatë se dy ose tre minuta. Për një burrë shteti si Napolitano që ka parë dhe dëgjuar më shumë se kushdo gjatë jetës së tij politike, shkëmbimi shoqëror me Presidentin tonë nuk ka si të jetë më i gjatë. Nuk e dimë ç’do të mendonte ai, por dimë se ç’mendojmë ne. A të jetë vallë ky mediokritet produkti real i 20 vjet demokraci? Ai është Presidenti ynë. Dhe prania e tij në nivele të tilla politike nuk është dhe aq aksidentale…

Stavri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *