Historia e një oligarku

Sepse, po t’i referohemi kuptimit të fjalës “oligark”, Rama dhe Meta nuk do ta gjejnë veten kurrkund aty brenda, sado të pasur, të fryrë të kamur, të ngopur e të tejngopur të jenë ata dhe solucioni në të cilin ata jetojnë. Por nëse, siç e thamë nisemi nga ideja se e kuptuam se ç’fare ka dashur të thotë i buzëqeshur vetullvrenjtur, le të marrim vesh të gjithë se Luli ka shpikur një përkufizim të ri për fjalën oligark.

Dhe le ta kuptojnë të gjithë se nuk mund të jetë Lulzim Basha që ta trumbetojë këtë gjë. Asnjë politikan aktiv në të kaluarën dhe të tashmen në Shqipëri, pjesë e lidershipit udhëheqës dhe ish-udhëheqës nuk mund të anatemojë kundërshtarin për oligarkë. Sepse tashmë është i ditur, i njohur, “i faktum” do të thoshte Saliu, fakti se që të bëhesh i pasur duhet të gravitosh rreth politikës. Dhe në këtë vend ku nuk dënohet asnjë politikan për asgjë, për t’u bërë i pasur jo vetëm duhet të gravitosh por edhe mund të jesh në qendër të sistemit si Lul Basha. Sepse për një politikan është tërësisht e toleruar, pranuar dhe e marrme me mend që do ai do të bëhet herët a vonë i pasur.

Tashmë, ky tipi i ka shpëtuar akuzave për korrupsion, akuzave për shitje të interesit kombëtar, për përgjegjësinë e ekzekutimeve të 21 Janarit dhe akuzave për vjedhje të zgjedhjeve. Është politikani më i suksesshëm që mund të njohë bota demokratike dhe me “demokratike” nënkuptojmë ato sisteme që i bëjnë thirrje popullit të votojë Parlamentin dhe ku Parlamenti ka një përbërje pluraliste. Një histori suksesi që e bën atë të lodrojë dallgëve të politikës megjithë inepsitë dhe gomarllëqet që thotë, që vënë në siklet këdo që ka pak inteligjencë dhe që herë pas here e vë atë në lëvizje.

Por meqënëse akuza që ai bën i referohet njerëzve të pasur të cilët kanë përqëndruar në duart e tyre pushtetin, medoemos ai duhet të ketë vërejtje dhe ndaj jetës së përditshme që bëjnë këta njerëz. Fjala vjen ai mund të ketë vërejtje mbi mënyrën sesi vishen, ku i blejnë kostumet, ku i bëjnë pushimet, ku i kanë shtëpitë etj. Sepse është politikan, zgjidhet nga populli dhe kësisoj ka një detyrim vetëpërmbajtjeje në jetën e tij, ashtu sikundër nuk e kanë këta oligarkë. Por ç’ndodh në fakt? Lul Basha, një njeri që është marrë vetëm me politikë, dhe njëherë e mirë duhet ta lëmë mënjanë atë talljen e bythës sipas të cilës është bërë i pasur se ka punuar me organizatat ndërkombëtare në Kosovë, jeton si oligark në mes të Tiranës.

Në 2005, Luli ishte ende i ri dhe pa shumë përvojë. Në kuptimin që nuk ishte ende aq i përlyer. Ai zgjedh si rezidencë në Tiranë një nga ndërtesat që asokohe mbahej si një nga vendet më të mira të Tiranës. Për shumë banorë të saj, dhe jo domosdoshmërisht modestë, ai mbetet një nga vendet më të mira në Tiranë. Erdhi dhe me tërsëllëm. Askush nuk e mori vesh se me ç’para e bleu atë shtëpi, por të gjithë e kuptuan që aty do të banonte një njeri i rëndësishëm edhe pse jo dhe aq i njohur. Por ai kishte një armë të fortë: buzëqeshjen. Në saj të buzëqeshjes, me sa duket, të gjithë banorët e pallatit “pranuan” që një nga ashensorët e pallatit, i dëmtuar, të kthehej në ashensorin privat të Lulit, ku kishte të drejtë të hynte vetëm ai, i cili, i pajisur me një çelës special, e dërgonte dhe e merrte ashensorin nga hyrja e tij deri në katin zero dhe anasjelltas, pa asnjë ndalesë të ndërmjetme. Nuk besoj se Luli ka qenë në rrezikshmëri jete, nuk besoj as të një mision hyjnor i tij që të ketë një trajtim kaq të favorshëm, por me sa kam parë, dëgjuar dhe ndjekur, këto trajtime u rezervohen njerëëzve në gjendje të mirë ekonomike (më së pakti) dhe, nëse këta njerëz janë dhe pjesë e pushtetit, asgjë nuk më ndalon mua, observator i thjeshtë ta quaj sjellje oligarke.

Pra, në politikë më sa duket mund të shash dhe të përlyesh pa hesap. Luga e florinjtë me të cilën ha ia vlen. Por politika nuk e ndalon imagjinatën. Prezupozohet se ajo e nxit atë. Me Lulin nuk ndodh kështu. Së pari sepse Luli ndoshta nuk ka imagjinatë dhe ky nuk është ndonjë faj i veçantë. Dhe së dyti se Luli ka fatin e madh të bëjë e të zhbëjë në Shqipëri, ku mund të thuash diçka dhe të bësh në sy të të gjithëve të kundërtën. Të demaskosh këtë sjellje nuk është mision i qeverisë. Është detyrë e jona. Nuk kemi pse të mos e kryejmë.

 

Viroi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *