Hipoteza mbi skenaret e mundshem gjeopolitike (II)

Le ta fillojmë nga Shqipëria dhe interesat kombëtare: Me krijimin e shtetit te ri të Kosoves, pesha e faktorit shqiptar në ballkan u rrit ndjeshëm, duke kaluar kufijtë e papërfillshmërisë ku ndodhej prej mëse një shekulli, që nga copëtimi i trojeve shqiptare, ndërsa në Mal të Zi dhe sidomos në Maqedoni janë bërë hapa të rëndësishëm në aspektin e njohjes së të drejtave të shqiptarëve, të atjeshëm. E megjithatë mund të themi me plot gojë se akoma shumë mbetet për të bërë, për korigjimin e padrejtësisë së madhe historike ndaj kombit tonë dhe për rritjen e mëtejshme të peshës së Shqipërisë në rajon. Në Ballkanin që do të vijë, forcat duhet të jenë të balancuara pasi edhe elementë të rëndësishëm sic janë: numri i popullsisë, pozita gjeografike, burimet natyrore dhe si rrjedhojë e tyre edhe fuqia ekonomike, janë pothuajse të barabarta midis kombësive që e përbëjnë atë. E vetmja mungesë e Shqiptarëve në raport me popujt e tjerë të gadishullit ka qënë ajo e mospasjes së një aleati të fuqishëm. Aleancë qe sot po na ofrohet si një dhuratë nga SHBA. Për herë të parë orientimi perëndimor , Euro-Atlantik, i Shqiperisë na projekton drejt një te ardhmeje të sigurtë dhe prospruese, duke korigjuar gabimet (ndoshta të diktuara nga nevoja?!) e aleancave të mëparshme, dikur nga lindja dekadente e Sulltanëve dhe me vonë nga blloku lindor i zymtësië Bolshevike…

Por sa të sigurt jemi se këtë here po bëjmë zgjedhjen e duhur? A do të jetë integrimi në evropë efikas? Po NATO-ja ku tashmë jemi antarë, a do të jetë një aleancë e qëndrueshme ushtarake dhe a do t’i bëjë ballë sfidave të së ardhmes?!

Me rënien e murit të Berlinit, Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe NATO filluan ekspansionin drejt Evropës qëndrore në fillim dhe asaj lindore më pas. Shtete si Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe vendet balltike të cilat më parë bënin pjesë në traktatin e Varshaves u antarësuan në Nato dhe u rreshtuan me shtetet e tjera të Evropes së ish bllokut perëndimor. Edhe shtetet e tjera te lindjes (vendet e ballkanit perëndimor), deri në kufijtë e Federates Ruse kanë si obiektiv kryesor antarsimin në këto strukrura. Rëndësi të vecantë në këtë aspekt kanë dy shtete kufitare të Rusisë si Gjeorgjia dhe Ukraina. Duke bërë një pëmbledhje; sot blloku perëndimor nën petkun e NATO-s mbretëron gati i pakontrastuar aty ku dikur shtrihej Pakti I Varshavës, madje vazhdon të ketë synim zgjerimin e mëtejshëm. Por kjo situatë nuk mund të vazhdonte pafundësisht. Nga hiri i shkrumbosjes së Bashkimit Sovjetik u ngrit një Rusi e re nën drejtimin e “Carit” Putin. Nje fillim i ri kërkonte një fitore të madhe dhe Putin i serviri botës dhe opinionit publik Rus një viktimë të shumë përfolur, Ceceninë. Moska me gjithë brishtësinë e saj, sot po mundohet të rikrijojë një bllok të ri për të kontrastuar SHBA-në dhe Evropën. Konflikti është tashmë i hapur dhe pavarësisht se të dyja Blloqet e reja mohojnë kthimin e luftës së ftohtë, të gjitha të dhënat të cojnë në këtë drejtim. Nga njëra anë qëllimet ekspansioniste të SHBA-së deri në instalimin e rraketave për mbrojtjen hapësinore në Poloni. Nga ana tjetër pushtimi de-Facto Rus i Osetisë dhe Abkazisë, territore autonome të Gjeorgjisë që jo rastësisht është shtet kandidat për në NATO. Kërcënime të hapura nga ana e Moskës janë hedhur edhe ndaj shtetit tjetër me tendenca perëndimore, Ukrainës, duke arritur deri në kërcënim mbi integritetin territorial të kësaj të fundit. “Gadishulli i Krimesë është akoma territor i Ukrainës, sepse ne e lejojmë një gjë të tillë”- Vladimir Putin në takimin e fundit me presidentin Bush, gjatë samitit të Bukureshtit për zgjerimin e NATO-s… Një armë tjeter që Rusia po përdor për riafirmimin e saj në skenën ndërkombëtare është gazi dhe rezarvat e mëdha qe ajo zotëron…

Dy dekadat e fundit dhe kriza ekonomike po nxjerrin në pah edhe faktorë të rinj, që do të jenë vendimtarë në ekuilibrat që do të vendosen. Shtete si Kina, India dhe Brazili nuk mund të shihen më me nënvlerësim, si shtete të hemisferës së jugut, të dobëta, të varfra dhe të përkufizuara mëndjelëhtësisht deri vonë si vënde në zhvillim. Shumë shpejt keto shtete (India, Brazili) do të kërkojnë të thonë fjalën e tyre në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa grupit të vëndeve që zotërojnë teknologjinë per bombën bërthamore, ku prej kohesh bejne pjesë Kina, India, Pakistani (dhe Izraeli?!), do ju shtohet një anëtar i ri mjaft ambicioz, Irani. Pra skena politike mbarë boterore sot na shfaqet e fragmentizuar, në mes të një krize të paprecedentë dhe jo më e ndarë në dy kampe kryesore. Mundësia e një lufte botërore duket e largët, por jo për këtë e pamundur. Në 1945-ën Pakti i Jaltes sanksionoi ndarjen e zonave të influencës midis bllokut lindor dhe atij perendimor. Ndërsa vëndet e pazhvilluara të hemisferes së jugut, ndaheshin sipas rastit mes dy blloqeve dhe interesave per burimet e pasura natyrore. Në prag të dekadës së dytë të këtij mijëvjecari, Jalta mund të quhet e varrosur. Cdo skenar mbetet i hapur…

Onufri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *