Gjeorgjia: Lufta e gabuar

Listës së zërave u shtohet edhe ai i ish presidentit  komunist Shevarnadze, i cili deklaronte se kur filluan luftimet, në Osetinë e jugut nuk ndodhej asnjë  ushtar Rus. Ndërkohë Obama duket se po zbut qendrimet e Washingtonit kundrejt Moskës. Të gjitha këto kanë bërë që mbështetja popullore e Shakaashvilit të arrijë rekordet më negative që nga “Revolucioni i Trëndafilave” që e solli atë në pushtet. Rusia nderkohë, pas njëzet vjetësh me disfata dhe tkurrje territoriale (politike), po ndermerr një revansh të  vërtetë. Tashmë krahinat e Osetisë së Jugut dhe të Abkazisë mund të konsiderohen të aneksuara pasi aty do të qendrojnë rregullisht rreth tetë mijë trupa Ruse. Revanshi Rus në rajon nuk ndalet vetëm tek Gjeorgjia, por shtrihet edhe më tej në zona të tjera të Kaukazit dhe në Azinë Qëndrore. Vlen për tu përmendur  kthimi në politikën filo-Ruse i Kirghizistanit që tashmë kerkon hapur ç’instalimin e bazës ushtarake Amerikane, aleanca e ngushtë e Turkmenistanit (shtet mjaft i pasur me rezerva të gazit natyror) me Mosken apo edhe pretendimet e tjera territoriale të Rusisë, në gadishullin e Krimesë në Ukrainë apo në krahinen e Transnistri-ës në Moldavi. 

Shakaashvili ndodhet kështu përpara një kundërshtari shumë më të fortë se vetëm shtatë vjetë më parë, kohë kur ai udhehiqte revoltën në Gjeorgji. Në të vërtetë pushteti i tij duket se po shkërmoqet për arësye të brëndshme. Strategjia politike e presidentit bazohej në re-integrimin e dy krahinave separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë. Duke qenë se situata aktuale në këto rajone nuk është aspak shpresdhënëse, ai ndodhet tani përballë një elektorati të zhgënjyer që kerkon përgjigje, por edhe përballë një opozite që insiston për  zgjedhje të parakohshme. Opozita, pas solidaritetit të kuptueshëm fillestar, në periudhën e konfliktit të armatosur, është organizuar mjaft mirë dhe po bën lëvizje energjike për të cuar në ndërrimin e aktorëve politikë në krye të vendit . Për  ish kryetarin e parlamentit,  presidenti duhet te largohet brenda  Prillit dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme,  në të kundërt paralajmëron protesta masive në formën e një kundër-revolucioni.  Opozita e djathte dhe Rrepublikane është organizuar në lëvizjen Aleanca për Gjeorgjinë dhe kërkon në pjatë “kokën” e Shakaashvilit. Është e qartë që kriza ekonomike botërore,  agresionet e vazhdueshme verbale me Moskën dhe tërheqja e bute e Washingtanit nga qëndrimi fillestar në lidhje me konfliktin, nuk e ndihmojnë liderin e Rrevolucionit të Trendafilave. Mandati  natyral i Shakaashvilit filo-perendimor mbaron në 2013-ën, ndërsa Washingtoni dhe Brukseli presin me ankth dhe  inpotencë zhvillimet e këtyre muajve në Gjeorgji…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *