Gerdeci nuk harrohet!

Shoqata e Gerdecit do te paraqese kerkesat ne vijim:

1. Doreheqja e Mediut dhe ballafaqimi i tij me organet e drejtesise

2. Kompensimi i prapambetur i rrogave te papaguara te punonjesve ne “fabriken” e cmontimit te armeve ne Gerdec.

3. Permbushja e premtimeve te harruara nga ana e kryeministrit ne lidhje me:

a. Nje vit rroge te plote per te gjithe ish-punonjesit

b. Dy vjet asistence

4. Demshperblimi per te plagosurit nepermjet proceseve dhe vendimeve te drejtesise (gjyqesorit).

5. Demshperblimi per mjetet personale private te punes qe perdornin ish-punonjesit (mjete motorrike, etj.)

6. Pension per familjaret e viktimave

Mediut dhe qeverise do t’i jepet nje jave kohe per te vepruar lidhur me kerkesat e lartpermendura, ndryshe do te ndermerren aksione me radikale.

Ne proteste do te mbahet nje arkivol ne krah per t’i bere Mediut te kuptoje se vdekja e te pafajshmeve nuk mund te harrohet, dhe ajo duhet denuar menjehere nepermjet drejtesise si dhe me vdekjen politike te te gjithe krimineleve qe e shkaktuan kete tragjedi.

NUK KA DEMOKRACI PA PATUR DREJTESI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *