Für eine tausendjähriges Berishian Reich!

Pra, populli duhet të përgatitet se edhe për 30 vite të tjera do të ketë më shumë Europë, më shumë Evropë në shpirtërit tanë, më shumë drita, më shumë para (por jo për borgjezinë… do ishte mirë, meqë ra fjala, që Kryeministri të na sqarojë se cfarë kupton me borgjezi kur del e bën shpëtimtarin Zorro në konferencë shtypi, që të mos bëjmë amalgame kot me periudhën e komunizmit), më shumë ujë, etj etj. Natyrisht, pa dashur të vëmë në dyshim reformat e thella të qeverisë, ne shprehim bindjen e thellë se me dy gringot e qeverisë shqiptare këto urime do mbeten fjalë boshe, të pandjekura nga vepra po përkundrazi, nga një regres që më shumë sesa dy shokëve të rinj do u shërben fqinjëve tanë, të cilat gjithmonë e më shumë e kanë të shtruar rrugën për në Evropë…
Megjithatë, rëndësi ka pushteti dhe uniteti i çeliktë i dyshes karagjoze. Rëndësi ka të vazhdojë pushteti i tyre pavarësisht se c’thotë vota e popullit shqiptar. Pra, po e ngrejmë gotën tonë imagjinare për Rajhun e dytë dhe të vërtetë shqiptar, atë që po formësohet këto ditë të ndërrimit të viteve. Edhe njëherë Für eine tausendjährige Berishian Reich! (Edhe 1000 vjet të tjera Rajh i Berishës!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *