E Bukura e Bulevardit

Nuk do te duhej ta kerkoja fajin te politika, do te tingellonte e do te qe e rendomte, si fajtorja e destinuar per t’u gjykuar si e pamoralshme. Mirepo realiteti yne politik eshte nje fatalitet qe po e vuajme dhe ai pasurohet perdite me deklarata sa qesharake (ne gojen e kryeministrit) si “E bukura e dheut” aq dhe te pavend  (ne gojen e pretendentit per kryeminister) kur pergojohen ne fjalime elektorale simbole te qyteteve. Akoma me tutje me deklarata politike qe me krenari shpallin si shpetim, e madje si rilindje te kryeqytetit, zhvleresimin e menjehershem pas zgjedhjeve te planit rregullues te sapomiratuar pa argumentuar arsyet (deklarata te nje natyre me ato te kundershtarit pak vite me pare).

Por a kane treguar ne te vertete politikat zhvillimore qe ndikojne drejtperdrejt ne cilesine e qytetit ndjeshmerine e nevojshme karshi te gjithe vlerave arkitekturore te trasheguara ne kohe, monumenteve te kultures, godinave te rendesise se veçante, qe pasurojne koloritin permbajtesor historik? A eshte e vetedijshme politika se sa e lidhur eshte ne te vertete ajo me zhvillimin urbanistik dhe arkitektonik, duke qene se ato shprehje te drejtperdrejta te veprimeve te konkretizuara politike? A e kane projektuar dhe a po projektojne vizionin e qytetit tone ne te ardhmen rrahjet majtas e djathtas  te politikes ne lidhje me si do duhet te jete vendbanimi yne i perbashket Tirana?

Te gjitha pyetjet e mesiperme lidhen drejtperdrejt me vizionin e politikave qeverisese apo lokale te 20 viteve te fundit dhe te viteve qe do te vijne: (i) me vetendergjegjesimin per pasurine ne vlera ndertimore te trasheguara ne kohe dhe marrjen ne mbrojtjen te tyre dhe (ii) me planifikimet ne perspektive per konturet e qelizave te banimit, infrastruktures, hapesirat publike te gjelbra e te sistemuara, objektet social kulturore e fetare, monumentet e cdo element tjeter perberes te nje qyteti.

Vizioni i politikave qeverisese do te duhej te niste se  pari me nje bilanc te plote te pasurise se trasheguar qe duhet te merret urgjentisht ne mbrojtje. Mund ta themi me bindje se deshtime te njepasnjeshme kane percjelle njera-tjetren gjate mosperpjekjeve gati te qellimshme per te vleresuar e ruajtur siç duhet trashegimine ndertimore e kulturore se bashku me infrastrukturen perkatese. Lajme dhe kronika qe dhembin nga te gjitha krahinat e Shqiperise denoncojne perdite panderprere amortizime, dhunime dhe neperkembje te ndertesave te shpallura de jure si Monumente Kulture.

“E bukura e Bulevardit”

Nje shembull qe dhemb perdite teksa pershkon bulevardin eshte “E bukura e Bulevardit”, Piramida ose ish-Qendra Nderkombetare e Kultures “Pjeter Arbnori”.

E ndersa degjoj ne lajme nga goja e kryeministrit plot patos te flase e krenohet me “Shqiperine te bukuren e dheut”, habitem e trishtohem se si mund te jete ne paqe e i vetekenaqur, kur nje bukuri e bulevardit veteshkaterrohet per shkak te injorimit te qellimshem ne kembe te institucionitnga ku nisin politikat gjoja te medha! Piramida ka qene dhe mbetet deri me sot ne vleresimin e perfaqesuesve te fushes se projektim-ndertimit si shfaqja me unike ne arkitekturen moderne shqiptare. Ajo se bashku me stoline e vyer per qendren prej 15,000 m² gjelberim eshte  kercenuar gjate fundit te vitit 2010 nga vendime qeverie “per arsye te njolles ne biografi”, per t’u prishur e per ti lene vendin nje tjeter ndertimi me rendesi sic do te ishte Godina e Parlamentit te Ri.

E gerryer nga harresa e qellimshme, e paragjykuar politikisht me pa te drejte, e perjashtuar nga çdo funksion, e denuar deri ne degradim ajo eshte pasqyra reflektuese e vizionit qeverises per nje godine te tille te rendesise se veçante, e shpallur nga shteti ne vitin 2006, si Monument Kulture i mbrojtur me ligj. Nderkohe qe ne vitin 2000 Ansambli i Bulevardit eshte njohur nga shteti si Ansambel Monumental i patjetersueshem. Do te mjaftonin keto vendime te meparshme nese do te merreshin seriozisht, si asnjanesuese te çdo perpjekjeje per tjetersimin e kompleksit te saj. Piramida, si produkt historik me simbolike te spikatur, eshte mbartese e kujteses se perbashket nder vite ne perpjekje per konceptimin, projektimin dhe ndertimin e saj. Madje me pas e ne vazhdim pas viteve ‘90 e nje historie te gjate perpjekjesh per riadaptimin ne funksione te jetes bashkekohore. Perpjekje te cilat jane shtrire ne kohe shume me gjate se periudha dy vjeçare gjate te ciles “biografia e saj u be me njolle”. Cilido mund te percaktohet si funksioni i saj ne te ardhmen, ajo do te jete godina me terheqese jo vetem e Kompleksit te Bulevardit dhe e kryeqytetit.

E solla ne vemendje historikun e shkurter dhe gjendjen ekzistuese te saj, sepse ajo perdaqeson, si pak objekte ne Tirane, nje mekanizem i komunikimit kulturor ne breza, te gjenerimit permes adaptimit dhe promovimit te nje identiteti te ri te pakompleksuar te historikut te para viteve “90.

Se dyti sepse Piramida perben nje rast unik te mungeses se vizionit qeveritar mbi ndjeshmerine dhe trajtimin e nje objekti te tille. Forcat politike opozitare mbajten nje qendrim krejt te mefshte krahasuar me rendesine qe kerkonte problematika e ekzistences se Piramides. Reagimi i shumte ne numer dhe i qendrueshem ne kohe i shoqerise civile, qytetareve te thjeshte, studenteve, perfaqesuesve te fushes se projektim-ndertimit te te gjithe brezave ishte gjithashtu nje rast unik ne revolten e shprehur me protesta dhe nenshkrime te peticioneve kundra marrjes se vendimit per prishjen e nje objekti me karakter social-kulturor ne qender te kryeqytetit.

Perkthim i vizionit ne aktualitet

Mirepo ne “bregun perendimor” te bulevardit, tabloja vizionare plotesohet me se miri me kontekstin e koherave klienteliste ne te cilat jetojme, me panoramikat e pallateve shume kateshe qe vazhdojne te lulezojne perdite pikerisht fare prane ketij bulevardi, ne kurriz te siperfaqeve te gjelberuara. Tirana, ne aspiratat per tu evidentuar si kryeqytet i spikatur ne Ballkan e me gjere, ne ambicjen per te permbushur te gjitha funskionet komplekse te nje metropoli eshte perballur me fluks te paparashikueshem migrimi e ndertimi brenda dhe ne kufi te territorit te saj. Vizioni i pushteteve lokale per kryeqytetin ne gjithe stafetat e tij majtas djathtas eshte shpalosur shemtuar e dhimbshem ne menyre fatkeqesisht te pakthyeshme ne kryeqytet. Historia filloi me kioskezimin, vazhdoi me çkioskezimin dhe ajrosjen e hapesirave publike, nderkohe prona publike dhe private u uzurpuan pa te drejte dhe ndertimet pa leje si dhe shtesa te panumerta ne kate e ne cdo qoshe te mundshme asfiksuan serish hapesira te tjera publike. Ne qe ndihmojme ne projektimin e objekteve te ndertimit jemi fajtore po aq sa biznesi i ndertimit, i cili per hir te nje zhvillimit te rreme, u trajtua me mijera favore, sikur te ishte nje industri e lehte qe prodhonte mireqenie. Ndertesat e nje qyteti nuk jane objekte konsumi as sherbimi ne kuptimin e rendomte te perfitimit te shpejte. Ato permbushin shume me teper se kaq, jane perveçse volume fizike dhe reflektime te zhvillimit kulturor te shoqerise kryeqytetase ne shume kendveshtrime.

Politikat qeverisese djathtas-majtas ndodhen sot perballe sfides se madhe te legalizmit, nje nga premtimet me delikate te kesaj fushate elektorale, qe do te thote pranimin e fajeve te kryera nder vite, te moszbatimit te ligjit, te mos ndeshkimit te shkeljeve, te çorientimit te biznesit dhe te banoteve. Handikapi me problematik ne historikun qeverises se kryeqytetit eshte (i) mungesa e nje plani rregullues te pakontestueshem ne vazhdimesi nga politika qe do ti prije Tiranes ne shekullin ne vijim, permbledhja e nje kontributi profesionistesh te pandikuar politikisht apo financiarisht nga faktore te trete, strategji zhvillimi dhe rregullore te perllogaritur dhe argumentuar ne menyre transparente lidhur me menaxhimet e pronave, (ii) eshte mungesa e nje vizioni qe do ta bente te qendrueshem ne vlera e ne kohe procesin e zhvillimit ndertimor te kryeqytetit. Sjell shembullin mese te njohur neper te cilin rrugetuan tashme 3 breza, ate te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, mbetet ende shtylla kurrizore e infrastruktures rrugore te kryeqytetit, projektuar ne vizionin e Tiranes se filllim shekullit 21 edhe pse asokohe peisazhi jugor pertej Xhamise se Et’hem Beut ofronte thjesht dhe vetem nje siluete piktoreske kodrinore.

Make-up-i i pallateve dhe llustrimi i rrugeve para fushatave elektorale jane sipermarrje te perkohshme, siperfaqesore e aspak vizionare, jane tentative korruptive per kujtesen afatshkurter te votuesve (jo te qytetarit). Ato as nuk duhet te listohen ne listen e perpjekjeve te verteta frytdhenese e me jetegjatesi qe mund te pretendojne te bejne podiumet demagoge e delirante elektorale. Sepse nga ato podiume flasin majtas e djathtas mekataret, flasin investitoret ndertues shkeles te ligjit, firmetaret e lejeve te ndertimit (qe nuk duhet te ishin dhene), flasin politikanet vizionare qe asgjesojne ne gjeneze cdo procedure te qenesishme largpamese te kundershtarit politik se here marrin stafeten qeverisese (ne menyre jotransparente dhe te paargumentuar).

Mungesa e planifikimeve urbanistike te mirefillta dhe moszbatimi i studimeve te pjesshme te miratuara, percjellin silueten qe perjetojme ne sot. Eshte mese e dukshme se si godina shumekateshe po lulezojne kete fund te zgjatur pranvere ne zona strategjike per Tiranen per nga rendesia e perspektiva, thuajse pergjate aksit te Bulevardit. Ndertimin me te ri shumekatesh ne afersi te Ambasades Zvicerane, nuk e perligj as funsionalisht (ne raport me sheshin dhe ndertimet e tjera), as estetikisht, as moralisht vendimi i nje gjykate te huaj (qofte kjo dhe e Strasburgut) per korrektesine e lejes se saj te ndertimit. Ajo eshte, si shume ndertime te tjera shumekateshe ne qender, nje trup i huaj, te cilat si qelizat kanceroze qe shumohen e zmadhohen, per te gllaberuar e lene pa hapesira publike gjalluese e te gjelberuara, qendren e kryeqytetit.

Opinioni publik, roli dhe rendesia e reagimit

Protestat e diteve te fundit ne Stamboll e Ankara si shembull i perpjekjeve konkrete te qytetareve ne mbrojtje te prones se perbashket publike perkundrejt planeve per shnderrimin e saj ne qendra tregtare dhe banimi, do duhej te na benin te mendonim per ndjeshmerine qe ne qytetaret e Tiranes  dhe  “Te bukures se dheut” kemi ndaj problematikave shume te ngjashme. Revoltat masive te arkadash-ve shekullor kundrejt vizionit qe paracakton pushteti per qeverisjen qofte edhe nepermjet shnderrimit te nje parku publik ne nje qender tregtare, duhet te na bejne te reflektojme mbi marredhenien qe kemi ndertuar me hapesiren e perbashket. Vizioni, pergjegjshmeria dhe  reagimi qytetar  eshte i lidhur me ndjeshmerine tone, te te gjitheve ne per qytetin ne te cilin jetojme, per ate ndjesine e perhumbur disi te pergjegjesise ndaj qytetit. Marredhenia relativisht e re, por shume e forte qe po na lidh perdite e me shume me pronen private, po na shkeput nga publikja, po krijon nje hendek te madh mes qytetarit e hapesires publike, prones se perbashket. Hendeku i krijuar rrezikon jo vetem pronen vete (te mbetet jetim) por dhe pronarin, pra qytetarin (te mbetet pa prone publike), si avokati ideal me i madh ne numer, me i fuqishem ne ze, me i spikatur ne itegritet, mbrojtes i garantuar ne problematika mjedisore, perdorimi e tjetersimi ne kohe.

Keto rreshta nisen si perjetim, perfunduan vetvetiu ne akuza bashkefajesie qeveri-qytetar, shtet- individ, sepse ne fund te fundit ne pretendimet dhe pakenaqesite qe na shoqerojne te gjithe si individe aktive apo pasive qofshim, ne veprim dhe sidomos ne mosveprim jemi bashkefajtore.

E.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *