Droni dhe Padroni

Dhe përse? Sepse u dogj një flamur (le të harrojmë se ishte Flamuri ynë…) nga ky Ivan deliranti dhe vetëm kaq. “Non possiamo continuare cosi” thërrisnin si të prekur në sedër komentatorët italianë. Po thoni mor spurdhjakë të ndyrë, italianë, francezë dhe anglezë, a mund të vazhdohej ndeshja me atë kasaphanë e përgatitur prej kohësh që u vu në skenë dje?

Por le t’i harrojmë këto. Për hir të një integrimi legen që do të vazhdojnë po këta spurdhjakë t’i bien legenit dhe sërish ne do ta kërkojmë, sepse jemi në të drejtën tonë të jemi pjesë e Europës, e një Europe që këta hipokritë e kanë harruar. Lë të harrojmë dhe përgjegjësinë që ka Serbia në mbarëvajtjen e ndeshjes, si vend ku po organizohet ndeshja. Le ta harrojmë dhe këtë përgjegjësi që është themelorja, pa të cilën nuk do të kishte asnjë takim të nivelit ndërkombëtar. Le t’i harrojmë për pak kohë dhe të fokusohemi te flamuri dhe përgjegjësia që ka Shqipëria në atë ndeshje.

Si mundet që Shqipëria të ketë një përgjegjësi për diçka që materialisht ishte e pamundur të bëhej brenda kufijve të stadiumit? Asnjë tifoz shqiptar nuk është pranuar nga serbët dhe autoritetet e tyre serbe dhe ranë në grackën e tyre. Sepse duke mos pranuar tifozë brenda Stadiumit, serbët zhdoganuan Shqipërinë nga përgjegjësia objektive që do të ishte e saja nëse do të kishte trazira nga ana e tifozëve shqiptarë. Por si mund të ketë përgjegjësi të Shqipërisë, vend mik në atë ndeshje, kur në praktikë nuk kishte asnjë tifoz. Kryeministri buf i Serbisë e kupton këtë situatë absurde ku e futën veten dhe i vë fajin paturpësisht përfaqësuesve zyrtarë të Shqipërisë. Bufi harron se ata përfaqësues zyrtarë u kontrolluan imtësisht (për të mos thënë brekësisht) në aeroportë dhe në stadium dhe kësisoj, e kishin të pamundur të hidhnin qoftë dhe nje letër çumçakizi përtokë, ca për shkak të edukatës (kush e ka prej tyre), ca nga intimidimi i pashoq i autoriteteve serbe, që gjoja do ruanin sigurinë, dhe ca nga ideja, me sa duket në këtë Evropë të dhjerë, ide shumë shqiptare, se bujtësi duhet respektuar. Si mundet në këto kushte, UEFA të kërkojë dhe të deklarojë Shqipërinë përgjegjëse kur kanë munguar aktorët përgjegjës? Si mundet UEFA të bjerë në kurthe të tilla? Kjo shpjegohet vetëm nëse ka kanale të thella dhe të lashta midis UEFA-s dhe Serbisë. Po atëherë, ç’dashuri e thellë dhe e bukur ka midis UEFA-s dhe Serbisë? Ta dimë dhe ne, se ndoshta jemi prapa në fushë të dashurisë.

Duhet që ta ngrejmë me forcë të gjithë ne dhe kush është dashamirës i Shqipërisë, ndonjë Joao Amazonas europian dhe demokratik, që të ulërasim fort se këtu do të luhet një padrejtësi e madhe. Flamuri mund të ishte provokim. Por të mbash përgjegjës për këtë provokim Federatën shqiptare, ndërkohë që ajo pranoi të gjitha kërkesat e palo serbëve, ndërkohë që brenda stadiumit nuk kishte asnjë shqiptar por vetëm serbë me thika ndër dhëmbë, është krejtësisht e patolerueshme dhe e padrejtë. Dhe po ndodhi kjo, nuk duhet të na kërkojnë të harrojmë 1913. JO! Shqipëria do të bëhet. E madhe, natyrale apo fiks sipas madhësisë, do të bëhet. Dhe nuk ka Ivan, Sep, apo Kryeministër serb bullafiq t’i kundërvihet.

 

Gjeneral Megafoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *