Cfarë mungon në librat e historisë!

 Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar…

Me krijimin e shtetit shqiptar dhe duke vijuar deri në ditët tona, situata në arsim u përmirësua ndjeshëm. Lufta kundër analfabetizmit ishte parësore për shumë e shumë mësues të cilët me përkushtim hodhën themelet e identitetit tonë kombëtar. E megjithatë ajo që vërejmë sot është një mangësi reale e shqiptarëve në të gjithë vendin, në njohjen e historisë së tyre dhe si rrjedhojë një vështirësi në identifikimin e vetvetes si të tillë, pra si shqiptar. Gjuha është mbase i vetmi element i qëndrueshëm i cili i bashkon ata në identitet. Heroi Kombëtar Skënderbeu është një tjetër element i rëndësishëm edhe pse kohët e fundit disa intelektualë metropolitanë kanë hedhur hije dyshimi mbi figurën e tij. Pra vërtetë shumë pak… Nuk do të zgjatemi me gjetjen e arsyeve dhe fajtorëve. Do të ndalemi në një nga pikat më të rëndësishme te kësaj mangësie, për të vazhduar në shkrimet që do të vijojnë me të tjera argumente.
Një faktor themelor në krijimin e ndjenjës së përkatësisë është imazhi historik i një populli. Të gjithë e imagjinojmë Skënderbeun me një përkrenare në kokë dhe të hipur mbi kalë. Këtë imazh na e sjell në mëndje një libër historie, por edhe një film, një teatër apo monumentet e Heroit Kombëtar në sheshet e cdo qyteti. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të krijuar një përfytyrim historik të plotë, te Shqiptarit ndër shekuj. Psh: Francezet,  kanë një ide të qartë mbi paraqitjen e një Francezi në kohën e perandorisë së Napoleonit, apo edhe më parë gjatë mbretërisë së Luigjit të XIV e kështu me rradhë. Të njëjtën gjë mund ta themi me siguri të plotë edhe për popuj të tjerë si Italianët Grekët etj. Po ne Shqiptarët, a i përfytyrojmë dot gjyshërit e stërgjyshërve tanë dhe nëse po, a jemi të sigurtë mbi saktësinë e këtij imazhi? Pikërisht këtu qëndron një nga shumë mangësitë e librave të historisë.
Në literaturën e huaj hasim shpesh në përshkrimin e veshjeve të mrekullueshme shqiptare dhe paraqitjen e jashtme të luftëtarëve (të gjithë burrat e Shqipërisë ishin luftëtarë me nam).
Në radhë të parë fustanella. Të gjithë kemi krijuar bindjen se fustanella është një veshje e Toskërisë dhe që nuk përdorej në Gegni! Asgjë më pak e vërtetë se kjo! Mjafton të shohim Pikturat e shekullit të XVIII dhe XIX të autorëvë Francezë dhe Anglezë ku do të shohim një përdorim të gjerë të fustanellës nga fisnikët Gegë. Po kështu edhe në fotot bardhë e zi të Marubit shek. XIX dhe XX, të cilat po i ilustrojmë me shembuj në linkun në fund të artikullit. Në këtë rast madje nuk mund të flitet as për mangësi por për krijimin e një imazhi të gabuar historik të një populli.
Së dyti paraqitja e jashtme e luftëtarit Shqiptar e cila mungon plotësisht në librat e historisë dhe që është më befasuesja. Luftëtari mbante të rruajtur pjesën e përparme të kokës (pra pjesen frontale) dhe pjesët anësore duke lënë flokë të gjata mbrapa. Ngjashmëri deri diku me një samuraj Japonez. Mbante rigorozisht një jatagan të një forme karakteristike vetëm për Shqiptarët dhe armë të tjera si mushqeta dhe pisqolla edhe këto të identifikueshme si prodhim dhe përdorim ekskluziv i trevave Shqiptare. Disa ilustrime në linkun e mëposhtëm: Arbëror

 

Onufri

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *