Unë nuk jam i vetmi, as i pari, as i fundit, që ngrihem kundër një diktatori, dhe kjo nuk është demonstrata e parë kundër një diktatori, historia botërore është jo vetëm e pasur por edhe e freskët në këtë drejtim.
Unë do jem nesër në protestë sepse dua të jetoj në një vend të lirë, dhe një vend i lirë nuk mund kurrsesi të drejtohet nga një diktator, unë do të jem nesër në protestë, sepse nesër do të jemi shumë, do të ndihem i mbrojtur nga turma, nesër do marr guxim, nesër unë s’do kem frikë, nesër unë do të jem “burrë”.
***
Po Ti, a do bashkohesh me ne? Mos ki frikë, hajde, bashkohu, ngrihu, për të ardhmen tënde, për të ardhmen e femijve të tu (sot mbase nuk ke, por do kesh nesër, dhe e nesërmja vjen shumë shpejt). Të lutem, bëhu i arsyeshëm, hajde me ne, bashkohu me ne, të lutem, të lutem, bashkohu, ngrihu, bërtit, të dëgjohesh dhe ti…
Nëse Ti bashkohesh, ngrihesh, merr parasysh edhe nje gjë tjetër: që vetëm nesër nuk mjafton… Asnjë diktator nuk largohet me një ditë, do të duhen disa ditë, javë e ndoshta muaj. Bashkohu me ne, në ditët, javët, e muajt në vazhdim….bashkohu me ne, kundër diktatorit!