24 vjet dëm

Të gjithë e dinë, përfshi dhe ata që do të dalin në shesh se ç’bilanc politik ka Lulzim Basha. Dhe të gjithë e dimë se, fatkeqësisht, ai po bën këto veprime politike tërësisht mediokre dhe të pacipa vetëm për kapitalin e tij të ardhshëm politik. Nuk është një gjë e re të thuash se në politikë pranohet gjithçka. Por ne nuk jetojmë në politikë, në prapaskenat e saj dhe me merakun e Lulit nëse ai do të marrë ndonjëherë pushtetin. Ne jetojmë në demokraci.

Dhe në një demokraci nuk presim nga politikanët të jenë më të mirë. Por presim ndëshkim për ata politikanë që janë të ndëshkueshëm, për shkak të akteve të tyre. Pikërisht sepse ne nuk kemi këtë drejtësi, tolerojmë spurdhjakë të tillë të na tallin, pikërisht sepse nuk kemi drejtësi, jemi të detyruar të rrimë e të shohim si ushtron të drejtën e saj demokratike një opozitë e përfaqësuar keq. Pikërisht sepse ne nuk kemi drejtësi, duhet të dëgjojmë sesi do të çirret për të drejtat tona ai, qw së bashku me mentorin e tij Sali, i kanë shkelur pa u hyrë gjembë në këmbë.
Ai nesër do të protestoj. Por ai duhet të japë llogari. Kjo nuk është demokraci. Është pështirosje. Por në ndryshim nga Fatos Lubonja, që pështirosjet e tij të pavenda i shkëmben me lekë, përshtirosjet tona ne duhet t’i përtypim, sepse jemi në demokraci. Një demokraci që nuk funksionon për ne, por për ata që zhvasin, fshehin dorën dhe ulërasin sa herë u vjen veza. Shko protesto Lulzim Basha. Mundësisht ha vezë para se të flasësh, mos na e bëj pështirosjën më të padurueshme me zërin tënd të ngjirur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *